Kushtrim Xhemaili i drejtohet Rizvanollit: Kur kthehet B1 dhe sa energji importuat?

Kriza energjetike dhe pasiguria për furnizimin me energji elektrike po vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje për përgjegjësinë e institucioneve dhe menaxhimin e sektorit energjetik në Kosovë. Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, i është drejtuar publikisht ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke kërkuar përgjigje për dy çështje që lidhen drejtpërdrejt me gjendjen energjetike: rikthimin në funksion të bllokut B1 të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe shpenzimet për importin e energjisë elektrike. “Mirëmëngjes, Artane, kur kthehet në funksion blloku B1? Sa milionë euro blenët sot energji?”, ka shkruar Xhemaili në një reagim në Facebook. Ky reagim vjen pas paraqitjes së ministres Rizvanolli në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, kur iu bë pyetja se kur pritet të rikthehet në funksion blloku B1. Në vend të një përgjigjeje për afatin e rikthimit të njësisë prodhuese, ministrja u përgjigj shkurt: “Natën e mirë”. Një përgjigje e tillë, në një kohë kur qytetarët dhe bizneset kanë nevojë për informacione konkrete mbi furnizimin me energji, nuk e zgjidh asnjërën prej pyetjeve që lidhen me përgjegjësinë institucionale. Mbetet e paqartë se kur do të rikthehet B1 në prodhim dhe sa po i kushton vendit importi i energjisë elektrike. Këto janë çështje për të cilat Ministria e Ekonomisë dhe KEK-u u detyrohen qytetarëve përgjigje të qarta, jo shmangie nga debati publik.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku zbulon shumën mujore të siguruar për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së: 150 mijë euro për ekipet e avokatëve

Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është …