Kryeministri, Albin Kurti, i ka deklruar televizionit francez “France 24” se Kosova nuk kërkon trajtim të privilegjuar në procesin e integrimit evropian, por një proces të bazuar në meritë. Ai ka shtuar më tutje se Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka këtë status, duke ia atribuuar vonesën faktit se Këshilli Evropian nuk i ka kërkuar Komisionit Evropian të përgatisë opinionin për aplikimin e Kosovës. “Ne i kemi kryer të gjitha detyrat tona sa u përket indekseve demokratike, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, transparencës, lirisë së shtypit, demokracisë zgjedhore dhe demokracisë liberale. Ne nuk duam rrugë të shkurtra, dyer të pasme apo procedura të përshpejtuara. Duam një proces të bazuar në meritë dhe jemi të gatshëm për këtë. Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi me përkushtim dhe kujdes mijëra pyetjeve në pyetësorin që ende nuk na është dërguar” ka theksuar ms tjwerash, kryeministri, Albin Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
