QKSS: Agjenda e Biden-it: Si mundet administrata e re t'i ndihmojë Ballkanit Perëndimor të dalë nga Stagnimi

QKSS: Kosova përballet me tri nivele të kërcënimeve hibride

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka tërhequr vërejtjen se vendi ynë përballet me tri nivele të kërcënimeve hibride ndërsa nga mangësitë kryesore në përballjen me to mbetet mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme institucionale për luftimin e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit. Udhëheqësi i Hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, Ramadan Ilazi, ka thënë për Ekonomia Online se kërcënimet vijnë nga aktorë të jashtëm, nga shtetet e rajonit, por edhe nga brenda vendit. “Ka tri nivele konsideroj të kërcënimeve hibride me të cilat ballafaqohet Kosova, edhe është e cënueshme ndaj tyre. Niveli i parë është kërcënimet e përgjithshme, që Kosova u nënshtrohet, e të cilat e targetojnë e sulmojnë Evropën. Akter të huaj keqdashës ose me agjendë malinje, sulmet që i bëjnë kundër Evropës nuk e dallojnë zakonisht shumë as shtetet, edhe aty është niveli i parë ndaj të cilave ekspozohet Kosova” ka thënë mes tjerash, udhëheqësi i Hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, Ramadan Ilazi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Këshillit të Evropës e ka shënuar Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka njoftuar se është takuar me …