Smajl Latifi shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Rahoveci në Gjermani

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy të rinjve nga kjo komunë, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani.

Latifi ka thënë se lajmi për vdekjen e tyre e ka tronditur thellë, ndërsa në emër të tij dhe të Komunës së Rahovecit ka shprehur solidaritet me familjet e të ndjerëve.

Ai u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka, të afërmve dhe miqve të tyre, për këtë humbje të rëndë.

“Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!”, ka shkruar Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Rifillojnë punimet për përfundimin e shkollës së re “Faik Konica” në Ratishë

Pas disa vitesh vonesa, kanë filluar punimet për përfundimin e objektit të ri të shkollës …