Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të dytë të shpallur ndaj babait të tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në çështjen që lidhet me pengimin e drejtësisë. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi ka ripublikuar një citat të babait të tij, të shkruar në vitin 2023, në të cilin Hashim Thaçi kishte theksuar: “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”. Ky citat është shpërndarë nga i biri pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila e dënoi ish-presidentin me një vit e pesë muaj burgim (17 muaj), në procesin për pengim të drejtësisë. Reagimi i Endrit Thaçit vjen në një kohë kur aktgjykimi ndaj ish-presidentit ka nxitur reagime të shumta nga përfaqësues politikë, organizata të dala nga lufta dhe qytetarë në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
