Më vjen shumë mirë që atdhedashësit tanë kanë gjetur një pikëtakim më në fund! Në fakt, shumë, shumë, shumë vonë për ta lëvizur rrotën e madhe të padrejtësive Evropiane, që na ka ndrydhur ndër shekuj dhe ata, turpi nuk i ka vrarë deri me sot, madje as sot. Prandaj mos prisni më shumë nga shtirjet e BE-së!
Kjo ndjenjë zhgënjimi, nuk do shumë filozofi mallëngjyese, emocionet anash, atyre ua “prenë
këmishën!”, ata me lot i qajnë nënat… ne si shoqëri, shteti ynë dhe klasa politike pushtet-bërëse, ku ishte, ku e kishte futur kokën, ku e kishte fshehur dorën dhe Lekun, që nuk po e epte për bijtë e vet, më troç për mbrojtjen e imazhit të atdheut?!, madje me dashje edhe shkurtuan mjetet për mbrojtjen e tyre! Jo, kjo punë nuk bëhet as me lot, as me zhgënjim, as me peticione, as me tam- tame tjera. Bëhet me mjete të shtetit që e ka për borxh ta mbroj interesin madhor para se gjithash- atdheun, mos u vet-mashtroni; nuk u dënuan ata, u dënua KOSOVA!
Kanë kaluar mbi 6 vite kur ata i arrestuan nën hundët tona… dhe që nga ajo ditë e deri me 12 shtator të këtij viti, kush e bëri një vizkë në letër- veç “TV Diellit”, që bëri reagime, emisione dhe intervista në mbrojtje të çlirimtarëve tanë po atë ditë. Tani nga 12 shtatori e deri tek 16 shtatori i këtij viti, ishin vetëm 4 ditë, dhe si për ironi të fatit, më kujtohet kur neve (atë kohë), na ofrohej dita e gjykimit për veprimet tona kundër ish pushtuesit serbo- jugosllav, ne, nga familjarët tanë kërkoni një palë rroba të reja dhe një krehër… që të dilnim kokëlartë para atyre gjykatave fashiste serbo-jugosllave, tani simotra të këtyre gjykatave të sotme të Evropës demokratike, Posi!, të cilat çuditërisht po thirrën në emrin tonë!
E saktë, Nuk duhet të ndalemi, padyshim çelësi, leku dhe veprimi konkret është në duart e shtetit, çdo vendim që neglizhon këtë qasje (edhe kështu të vonuar jo pa qëllim), është i pajtimit me vendimin e asaj gjykate, dhe kjo përfundon me kaq. Pastaj të qajë kori i qyqeve sa të dojë, Ata nuk kanë çka të humbin më shumë- humbë Kosova!
Personalisht, jam shumë i lënduar, por kjo nuk i ndihmon çlirimtarët dhe burrështetasit tanë atje. Pyetje që duhet të ia shtrojmë vet-vetes sonë, që nga ajo ditë e deri me 12 shtator 2026, sa tubime, protesta, reagime, takime me Ambasadorë të rangut, peticione, aksione të sigurimit të mjeteve për ta, për ushqimin e tyre, për udhëtimin e familjarëve te tyre, për mbrojtjen e tyre, për mbrojtjen e sovranitetit, për imazhin e Kosovës e kështu me radhe…
Nga ana tjetër, sa sharje e yshtje janë bërë mbi kurrizin e tyre që nga pas lufta jonë çlirimtare, a nuk është ky më shumë se trishtim?… Po, na kanë sharë e na kanë vrarë shqipfolësit bukëshkalë e tradhtar, që nga kohët e Lidhjes së Prizrenit e më herët, që nga mbledhja e Bujanit, që nga lufta e dy Shabanëve: Polluzha- Jashari, që nga koha e dy Ademve, Damaqi- Jashari, që nga 1945, 1968, 1981, 1998, 1993, 1999 e deri me sot, madje edhe i kem vrarë me dorën tonë, Currin, Gurakuqin, Avniun, Prishtinën… Shqiptarë, duku shqiptarë, do thoshte Çajupi, shqiptarë o i mjeri shqiptarë, mos u bënë dëshmitarë- vullnetarë!…
CH-17-11-2026
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
