Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke pretenduar se dënimi i tij me 25 vjet burgim në rastin për krime lufte ka shtuar rrezikun e arratisjes dhe të pengimit të drejtësisë. Në parashtresën e dorëzuar më 16 nëntor 2026, prokurorja Kimberly P. West i ka kërkuar gjyqtarit të vetëm të çështjes, Christopher Gosnell, që Thaçi të mbetet në paraburgim në kuadër të rastit të dytë, që lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë. Argumentimi i Prokurorisë mbështetet në tri kategori rreziku: mundësinë e arratisjes, pengimin e procedurave gjyqësore dhe kryerjen e veprave të tjera penale. Sipas ZPS-së, të tria këto rreziqe jo vetëm që vazhdojnë të ekzistojnë, por janë shtuar pas aktgjykimit në rastin për krime lufte. Në arsyetimin e saj, Prokuroria pretendon se Thaçi ka mjete të konsiderueshme financiare, mbështetjen e mundshme të aleatëve dhe mundësi për të udhëtuar drejt juridiksioneve jashtë kontrollit të Dhomave të Specializuara. Këto rrethana paraqiten si argumente për mundësinë e arratisjes në rast të lirimit. Një tjetër argument i ZPS-së është pretendimi për mosrespektim të urdhrave të Gjykatës dhe të rregullave të paraburgimit. Prokuroria i cilëson këto sjellje si tregues të mundësisë që Thaçi të mos i përmbahet detyrimeve ligjore nëse lirohet. Megjithatë, ajo që bie në sy në këtë parashtresë është mënyra se si dënimi i shqiptuar në një proces tjetër përdoret si argument shtesë për të justifikuar vazhdimin e një mase tjetër sigurie. Në vend që të kufizohet në vlerësimin konkret të rrethanave të rastit aktual, ZPS-ja e shndërron edhe dënimin e fundit në një faktor që, sipas saj, e rrit rrezikshmërinë e Thaçit. Prokuroria pretendon se nuk ka masa alternative që do të mund t’i zvogëlonin në mënyrë të mjaftueshme rreziqet e pretenduara. Ajo përmend pamundësinë e monitorimit efektiv të komunikimeve, si dhe mundësinë që Thaçi të përdorë persona apo pajisje të tjera për të komunikuar
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
