Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Gjashtë vjet pa Hashim Thaçin krijuan zbrazëti udhëheqëse dhe çorganizim në parti

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka shprehur kritika për zhvillimet e brendshme në PDK, duke vlerësuar se largimi i Hashim Thaçit në Hagë, në vitin 2020, shënoi fillimin e një periudhe dobësimi dhe çorganizimi të strukturave partiake. Haliti ka thënë se mungesa e Thaçit si lider i pakontestueshëm për gjashtë vjet ka krijuar zbrazëti në udhëheqjen e partisë, të cilat, sipas tij, nuk janë arritur të plotësohen nga drejtuesit e mëvonshëm. Ai ka përmendur përpjekjet e Kadri Veselit për të krijuar një strukturë të re udhëheqëse para se edhe ai të shkonte në Hagë, ndërsa periudhën pas largimit të tij e ka cilësuar si kohë të përçarjeve dhe krijimit të blloqeve brenda partisë. Haliti ka kritikuar edhe periudhën e drejtimit të Memli Krasniqit dhe të Bedri Hamzës, duke pretenduar se në strukturat drejtuese ishin krijuar grupe që e konsideronin veten më të rëndësishme se vetë kryetari i partisë. “Kjo periudha 6-vjeçare pa Hashimin si lider i pakontestueshëm i PDK-së, ka krijuar zbrazëtira. Pasiqë u mbajtën zgjedhjet dhe pasi që Enveri dha dorëheqje, u largua nga kryesia e PDK-së, erdhi Memli dhe realisht kjo periudhë e çorganizoi partinë. Sepse u krijuan disa blloqe brenda partisë”, ka deklaruar Haliti. Ai ka vënë në pah edhe faktin se PDK-ja nuk ka mbajtur zgjedhje të brendshme për shtatë vjet, duke e konsideruar këtë një nga faktorët që kanë ndikuar në dobësimin e organizimit dhe të strukturave të saj në terren. “Arsyeja pse s’janë mbajtur zgjedhjet për shtatë vjet në PDK, prapë ka krijuar të metat e dobësitë e saj në terren”, ka theksuar Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Banka Botërore: Kosova ka potencial për 87 mijë vende pune dhe 1.5 miliard dollarë investime

Kosova mund të tërheqë deri në 1.5 miliard dollarë investime private dhe të krijojë deri …