Forca e Sigurisë së Kosovës njofton opinionin publik se më 23 nëntor 2026, gjatë realizimit të një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, një pjesëtar i FSK-së, ka pësuar lëndim të lehtë. Menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja shëndetësore e pjesëtarit është stabile. Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me procedurat institucionale.
Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e standardeve dhe procedurave të sigurisë gjatë realizimit të të gjitha aktiviteteve stërvitore dhe operacionale.
FSK-ja i uron pjesëtarit shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
