Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e ri jo rezident të Maltës, Godwin Paulis.
Ministrja Bajrami dhe ambasadori Paulis biseduan rreth intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve. Bajrami e informoi z. Paulis rreth mundësive që ofron Kosova për investitorët nga Malta.
Në anën tjetër, z. Paulis shprehu mbështetjen e qeverisë së Maltës për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën si dhe rritjen e investimeve të kompanive nga Malta në vendin tonë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				