Isa Mustafa

Mustafa: Arrestimi i Nehat Thaçit është i pakëndshëm, por ne do të vazhdojmë dialogun me Serbinë

Kryeministri, Mustafa ka thënë para deputetëve se po ballafaqohemi me situatë të pakëndshme dhe mjaftë problematike me arrestimin dhe burgosjen e njerëzve nga Kosova nga ana e pushteti serb, në këtë rast edhe me arrestimin e Nehat Thaçit. Arrestimi i tij është akt politik dhe nuk ndihmon në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Sipas informatave që kam unë si kryeministër, Nehat Thaçi nuk ka qenë duke udhëtuar në mënyrë zyrtare, ai ka qenë duke udhëtuar në mënyrë private nëpër Serbi. Janë të papranueshme sjelljet e Serbisë ndaj qytetarëve tanë dhe ngritjes së veprave që ata nuk i kanë bërë”, ka thënë Mustafa. Pavarësisht arrestimit ne do të vazhdojmë me procesin e dialogut, sepse ka ende çështje të pazgjidhura me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate e quan hipokrite Qeverinë Kurti e cila nuk po vepron në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Bilall Sherifi: Kurti është ngucakeq, nëse nuk e mban marrëveshjen me Limajn i duhen edhe 4 mandate

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti, i …