leoni

Tomisllav Nikoliq

Tomisllav Nikoliq: Është koha të bisedohet ndryshe me Brukselin sa i përket Kosovës

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, në vazhdim të kërcënimeve nga Rusia ku po qëndron për një vizitë ka thënë është koha të bisedohet ndryshe me Brukselin dhe që Beogradi të kuptojë se çfarë do të ndodhë në fund të rrugës së Serbisë në drejtim të Bashkimit Europian, nëse kjo do të thotë t’i bëhet ultimatum që të njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për pranim në Union. Në një deklaratë për gazetarët, në Sent Petersburg të Rusisë, ku mori pjesë në hapjen e konsullatës së nderit të Serbisë, Nikoliq tha se është koha të marrë vesh se çfarë mendon Brukseli për pasurinë e rrëmbyer, duke shtuar se në Perëndim, në botën e kapitalizmit liberal, të cilën e ka përqafuar Serbia, prona është e pacenueshme dhe se madje bëhen luftëra kur dikush dëshiron të rrëmbejë territorin ose pronën dhe pasurinë e ndonjë shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …