Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Njerëzit kanë të drejtën e revolucionit, të drejtën për ta refuzuar nënshtrimin

Henry David Thoreau (1817-1862) ishte një filozof dhe shkrimtar i njohur për sulmet e tij ndaj insitucioneve shoqërore amerikane dhe respektin e tij për natyrën dhe jetesën e thjeshtë ka shkruar një libër shumë të rëndësishme teoretizuese për atë që duhet të bëjë çdo individ, pjesëtar i një populli të pushtuar, libri “Mbi detyrën e mosdëgjueshmërisë qytetare” (1849). Libri “Mbi detyrën e mosdëgjueshmërisë qytetare” (1849) teoretizon domosodshmërinë e kundërvënies ndaj një qeverie tiranike, duke bërë apel për cdo qytetar të jep shembullin individual në luftën kundër qeverive të padrejta. Thoreau bën një pikë të rëndësishme psikologjike mbi mënyrat se si njerëzit janë apo nuk janë të përgjigjshëm për dëmin kundër të tjerëve. Më domëthënëse, ai argumenton se individët janë të përgjigshëm për padrejtësitë ku marrin pjesë.

Pjesëmarrja ka një sens të gjerë për Thoreau: “Duke qenë një anëtar të një insitucioni të padrejtë, apo edhe duke qenë qytetar të një kombi të padrejtë, e bën një person pjesëmarrës në padrejtësi”. Ai gjithashtu thotë se: “Nën një qeverië që burgos padretësisht, vendi i vërtetë për një njëri të drejtë është edhe një burg”. Pra, edhe pse një individ i burgosur nuk mund më të bëjë asgjë prej burgut në veprimtarinë e tij për të drejtën, është e qartë se një njeri i drejtë nuk duhet të dorëzohet para qeverive të padrejta dhe duhet të vazhdojë të mbetet i drejtë, edhe duke qenë në burg. Thoreau krijon një metaforë për qeveritë, si një “makinë” dhe kërkon që nëse qeveria kërkon të bëhesh agjent i padrejtësisë kundrejt të tjerëve, atëherë Thoreau thotë se duhet të shkelësh ligjin. Ai, Thoreau, gjithashtu apelon që lexuesit të bëjnë një “kundërfriksion” ndaj makinës dhe të mos marrin pjesë në të keqen, duke teoretizuar “të drejtën e revolucionit”: Të gjithë njerëzit kanë të drejtën e revolucionit, që është, e drejta që të refuzojnë nënshtrimin, dhe të rezistojnë ndaj qeverisë, kur tirania ose joefikasiteti e tij janë të mëdha dhe të padurueshëm”.

* * *

Populli shqiptar, në një gjendje të pafundme të mjerimit nën pushtim kolonial të IRJM-së, i tradhtuar gjithnjë e më shumë nga klasa politike shqipfolëse me interesa okulte për pushtet pa shtet, duhet të merr gjithnjë e më shumë fatin e tij në dorë dhe të mos durojë nënshtrimin dhe shkeljen me këmbë të pushtuesve dhe edhe të politikanëve shqipfolës të kyçur nën pushtetin pa shtet të institucioneve zyrtare sllavo-maqedonase. Duke parë se politikanët shqipfolës kërkojnë me çdo çmim të ngriten në pushtetin pa shtet, duke hyrë në koalicione qeverisëse me parti sllavo-maqedonase serbofile, populli shqiptar nën pushtim dhe kolonizim të IRJM-së duhet tani e jo më vonë t’i japi fund situatës së vëllazërim-bashkimit “multietnik”.

Dihet, “Marrëveshja e Ohrit” ka dhënë “garancione” për “sovranitetit e IRJM”-së, në këmbim të të drejtave të popullit shqiptar, tradhti e madhe të krerëve të BDI-së së tanishme; sepse. që të krijosh një ushtri, ta quash çlirimtare dhe edhe kombëtare dhe të njohish sovranitetin e shtetit kundër të cilit ke kapur armët për të luftuar, nuk është parë asnjëherë në botën e qyretëruar apo edhe më pak të qytetëruar. E ashtuquajtura “Marrëveshje të Ohrit” ka qenë një premtim pa mbulesë dhe populli shqiptar po vuan gjithnjë e më shumë nën zgjedhën sllave, ku “të drejtat” për të jetuar nën pushtim dhe kolonizim po e shtrydhin dhe e shtypin të drejtën e vetëvendosjes dhe të dekolonizimit.

Qeveria sllavo-maqedonase në fakt është një qeveri tiranike antishqiptare. Ajo orkestron akte të dhunshme ndaj popullit shqiptar, që nga dhuna verbale , si p.sh. thirrjet antishqiptare, dhe deri të dhuna fizike, ushtron terrorizëm shtetëror ndaj popullit shqiptar në IRJM, sic ka qenë operacioni i arrestimit të civilëve shqiptarë, të koduar “Moster”, për gjoja për vrasjen e pesë civilëve sllavo-maqedonas. Nga ana tjetër, kolaboracionistët shqipfolës janë fajtorë të gjithë për veprimtaritë e tyre në këtë qeveri të padrejtë. Ndaj atyre nuk rëndon vetëm pjesëmarrja të thjeshtë në institucionet e shtetit kolonial sllavo-maqedonas, por edhe heshtja ndaj veprimeve antishqiptare të sllavo-maqedonasve, bashkëpunimi i tyre i hapur me armikun sllavo-maqedonas. Ata nuk e kanë ndërgjegjen të veprojnë kundër këtij pushteti tiranik dhe shumë do të vijë ditën kur do ta pësojnë…

Për të gjithë këto arsye të mësipërme, populli shqiptar nën kolonializmin e IRJM e ka të drejtën e revolucionit. Shqiptarët nuk duhet të dëgjojë ideologjinë e filozofinë politike antishqiptare për “multietnicitet” në IRJM, por duhet të ngriten ndaj shtetit kolonial e artificial pa emër, pa identitet, pa histori, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Refuzimi i nënshtrimit dhe rezistencës ndaj këtij shteti terrorist kolonial antshqiptar janë jetike për realizimin e lirisë, ndaj të gjithë njerëzit duhet të veprojnë duke iu kundërvënë qeverisë të padrejtë sllavo-maqedonase dhe për të ushtruar përfundimisht të drejtën e vetëvendosjes dhe të dekolonizimit, të drejtën e referendum për krijimin e shtetit të vetëm kombëtar, Shqipëria Etnike. Apeli im ndaj popullit shqiptar nën IRJM, i drejtohet secilit shqiptari të Shqipërisë Lindore nën IRJM: “Qëndro, Vepro, Lufto kundër qeverisë koloniale sllavo-maqedonase, për lirinë tënde dhe të fëmijeve të tu..!”

Rumani, 30 tetor 2016

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …