Drejtori, Curr Gjocaj, priti në takim drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Rijekës së Kroacisë, Davor Shtimac

Drejtori, Curr Gjocaj, priti në takim drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Rijekës së Kroacisë, Davor Shtimac

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Curr Gjocaj, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Rijekës së Kroacisë. Në këtë takim, është diskutuar mundësia e fillimit të bashkëpunimit të dyanshëm, sidomos në përgatitjen dhe trajnimit profesionalë  të stafit. Në këtë takim, drejtori Gjocaj, njoftoi Dr. Davor Štimac, drejtor i QKU në Rijekë,  në lidhje me punën, sfidat, sukseset, por edhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet QKUK dhe tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, duke kërkuar nga ai që të ndihmohet sidomos në fushën e trajnimeve profesionale. Shtimac, u shpreh i interesuar për nisjen e një bashkëpunimi konkret duke premtuar se eksperiencën e tyre do të ndajnë me kolegët e Kosovës.  Ai i dorëzoi drejtorit Gjocaj një botim informuar në lidhje me QKUK -Rijekës dhe shërbimet që ofrohen në të. Të dy palët u pajtuan që pas identifikimit të nevojave të filloj bashkëpunimi konkret ndërmjet QKUK Kosovë dhe QKU të Rijekës së Kroacisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …