Ministri Zharku me bashkëpunëtorë, përuroi përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Topanicë -Dajkoc

Ministri Zharku me bashkëpunëtorë, përuroi përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Topanicë -Dajkoc

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e komunës së Kamenicës, Begzad Sinani dhe me zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, përuroi përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Topanicë – Dajkoc në komunën e Kamenicës, te memoriali i Metush Krasniqit dhe fillimin e punimeve në rehabilitimin e rrugës Muçivërc – Kranidell. Më pas, ministri Zharku me kryetarin e komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviç dhe me nënkryetarin e kësaj komune, Bajrush Ymerin, inauguroi asfaltimin e pjesshëm të rrugës Gjilan – Novobërdë, në fshatin Kosaqë. Ministri Zharku siguroi banorët e këtij rajoni se këto projekte do të realizohen me kohë dhe me kualitet të lartë. “Përveç këtyre projekteve, vitin e ardhshëm në komunën e Kamenicës do të realizojmë edhe shumë projekte të tjera. Do të mundohemi që t’i plotësojmë nevojat dhe kërkesat e banorëve të kësaj ane duke përmirësuar infrastrukturën rrugore”, tha ministri Zharku.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …