Ali Ahmeti ka biseduar me Euro-eputetin, Knut Flenkeshtajn

Ali Ahmeti ka biseduar me Euro-eputetin, Knut Flenkeshtajn

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qëndruar sot në selinë e BEsë në Shkup ku ka realizuar takim me EuroDeputetin Knut Flenkeshtajn në rolin e negociatorit të ri, pjesë e treshës europarlamentare, zëvendësues i z. Riçard Hovit. Kryetari Ahmeti dhe eurodeputeti Flenkeshtajn diskutuan për gjendjen politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit bashkë me detyrat e rëndësishme reformuese pas zgjedhjeve, pa lënë anash integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe përmbylljen e proceseve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit. Kryetari Ahmeti theksoi që BDIsë angazhohet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe realizimin e një procesi të besueshëm, demokratik, pa frikësime dhe kushtëzime.

Ai deklaroi se prioritet i partisë mbetet mirëqeniane qytetarëve e cila arrihet në partneritet me miqtë ndërkombëtar, nëpërmjet të zgjidhjes së çështjeve të hapura me fqinjtë, anëtarësikit në NATO dhe nisjen e bisedimeve me BEnë,  sundimi të qëndrueshëm të ligjit, reforma sistemore, si dhe përmbyllje të barazisë së plotë qytetare në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit Lideri Ahmeti kërkoi ndihmën e BEsë për ti përmbyllur këto procese ndërsa BDI mbetet partner i komunitetit EuroAtlantik në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …