Demokratja, Suzana Shkreli po merr pjesë në garën zgjedhore për në Kongresin Amerikan

Suzanna Shkreli ka siguruar mbështetjen me rëndësi për kandidaturën e saj nga kryetari Barak Obama

8 nëntori është dita e zgjedhjeve të përgjithshme në Shtetet e Bashkuara, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të Kongresit dhe të Senatit amerikan.  Siç dihet tanimë, një kandidate për në Kongresin amerikan në këto zgjedhje — për herë të parë në historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan, si femër dhe shqiptaro-amerikane — është Suzanna Shkreli, e cila po garon në zonën elektorale numër 8 të shtetit Miçigen, si kandidate e Partisë Demokrate amerikane.   Ajo ka siguruar tanimë mbështetjen me rëndësi për kandidaturën e saj nga Presidenti Barak Obama si dhe nga disa senatorë të Shteteve të Bashkuara, zyrtarë vendorë dhe madje edhe nga këngëtarja e njohur amerikane e muzikës pop, CHER. Ajo ka marrë mbështetje edhe  nga gazeta “State News”, e Universitetit të Shtetit të Miçigen.  Rëndësia e mbështetjes nga kjo gazetë është se “State News” është zëdhënse e këtij universiteti që është i nënti universitet në Shtetet e Bashkuara për nga madhësia, me mbi 50,000 studentë — që është pothuaj popullësia e një qyteti mesatar që mbulon një sipërfaqe prej 40 kilometra katrorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …