Sami Lushtaku

Komandanti i Drenicës gjatë luftës, Sami Lushtaku pritet të shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Apelit

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës të UÇK-së dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku pritet të shpallet i pafajshëm në seancën që do të mbahet nesër për vrasje nga Gjykata e Apelit dhe më këtë vendim Lushtakut do t’i hiqen 12 vjet burg, për çka ishte dënuar më parë. Vendimin e kanë konfirmuar për KosovaPress familjarë të Lushtakut. Në procesin gjyqësor kundër kreut të UÇK-së, të njohur si “Drenica 1”, Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte dënuar kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku, 12 vjet burg, ndërsa ish-komandantin e UÇK-së Sylejman Selimi, 6 vjet burg.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …