Recak

Në 18-vjetorin e Masakrës së Reçakut mbahen aktivitete tematike, përkujtimore e kulturore

Me rastin e 18-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kur forcat serbe masakruan mizorisht 45 banorët të këtij fshati, ashtu sikur në të gjithë përvjetorët e pas luftës, edhe kësaj radhe do  të mbahen aktivitete të shumta kulturore e tematike.

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi organizohet manifestimi, “Ditët Përkujtimore të Masakrës së Reçakut”.

Më 14 janar, duke filluar në orën 11.00 zbulohet shtatorja e mikut të Reçakut dhe krejt Kosovës, ish-ambasadorit amerikan, William Wolker.

Në orën 12.00 në Qendrën e Kulturës, në Shtimes shfaqet filmi dokumentar, “Saga e Reçakut”.

Më 15 janar duke filluar në orën 9.00 bëhen homazhe për dëshmorët e martirët në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut.  Në orën 12.00 në Qendrën e Kulturës, në Shtime mbahet Akademia Përkujtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …