Saimir Tahiri

Sot qëndron për një vizitë zyrtare në Prishtinë ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri

Sot qëndron për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Ai pritet të takohet  me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni. Temë qendrore në bisedat mes tyre pritet të jenë të arriturat dhe vështirësitë e ministrive që drejtojnë si dhe rritja dhe forcimi i bashkëpunimit të këtyre ministrive në të ardhmen. Pas takimit të zhvilluar, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …