Aleanca Kosova e Re

Zgjedhjet në AKR do të organizohen në të gjitha degët e partisë, sipas parimit një anëtar një votë

Aleanca Kosova e Re, në përmbyllje të procesit zgjedhor që ka për qëllim ri organizimin e partisë, me miratimin e të gjitha degëve dhe strukturës aktuale drejtuese, ka vendosur të shpall zgjedhjet për kryetar  të AKR-së, sipas mënyrës një anëtar, një votë. Për të realizuar zgjedhjen e kryetarit sipas parimit një anëtar, një votë, AKR ka miratuar udhëzuesin për zbatimin e proceduarave  dhe ka vendosur që zgjedhjet për President të AKR-së, të mbahen me datën 20 shkurt 2017. Zgjedhjet do të organizohen në të gjitha degët e partisë dhe të drejtë vote kanë të gjithë anëtarët e AKR-së. Për t’i menaxhuar këto zgjedhje, AKR ka themeluar Komisionin Zgjedhor, në nivel qendror dhe është në proces të themelimit të Komisioneve Zgjedhore në Degët e AKR-së.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Gjykata e Shkallës së Dytë rrëzon vendimin për tokën publike në Prishtinë – fitore për interesin qytetar

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se Gjykata e Shkallës së Dytë …