Një delegacion dypartiak nga Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës arrin sot në Prishtinë

Një delegacion dypartiak nga Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës arrin sot në Prishtinë

Një delegacion dypartiak nga Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës arrin sot në Prishtinë për takime dyditore si pjesë e Partneritetit të Dhomës për Demokraci që është një komision dypartiak me 20 anëtarë nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara që punon drejtë për drejtë me shtetet partnere në gjithë botën për të mbështetur  zhvillimin e institucioneve legjislative efikase, të pavarura dhe reaguese. Sipas një komunikate të Ambasadës Amerikane në Kosovë, delegacioni që viziton Kosovën do të udhëhiqet nga kongresmeni Peter Roskam  dhe do të përfshijë kongresmenin e rangut më të lartë në këtë komision, David Price e të tjerë. Delegacioni do të takohet me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetë të Kuvendit si dhe do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë amerikane  me shërbim në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Veprimtari nga Kosova Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka publikuar pjesë të një intervistë dhënë për mediet zviceran,

Sali Bislimi: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të ishte sinjal i rrezikshëm për demokracinë evropiane

Veprimtari Sali Bislimi ka reaguar ndaj zhvillimeve në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po …