Hoxhaj: Tregu i përbashkët rajonal, ide e Serbisë për të dominuar Ballkanin

Hoxhaj: Tregu i përbashkët rajonal, ide e Serbisë për të dominuar Ballkanin

Tregu i përbashkët evropian i propozuar nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, ndonëse është përkrahur nga vendet tjera të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, ka hasur në kundërshtim të Qeverisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj,  në një konferencë për shtyp, tha se çdo treg i propozuar që të zhvillohet jashtë tregut evropian është i pakuptimtë dhe i papranueshëm për Kosovën. “Ne e shohim Ballkanin dhe Kosovën si zgjatje të Evropës – si zgjatje të Bashkimit Evropian. Prandaj, edhe ideja e disa shteteve të rajonit që të këtë një treg të përbashkët rajonal, jashtë këtij të BE-së, që të këtë një treg të përbashkët me dogana të përbashkëta, për Qeverinë e Kosovës si e tillë është e papranueshme dhe nuk mendoj që i shërben edhe vetë agjendës evropiane”, ka thënë Hoxhaj. Ai ka përmendur se Kosova ka pasur informatën e parë se kjo ide është dhënë fillimisht nga Serbia..“Një qëndrim të tillë e ka pasur edhe Kryeministri Mustafa gjatë vizitës së tij në Sarajevë dhe unë mund t’ju them që nga 17 shkurti i këtij viti ne e kemi pasur informatën e parë që një koncept i tillë fillimisht është propozuar nga Serbia, e kemi edhe një non-paper të cilin e ka qarkulluar Serbia. Prandaj, ne mendojmë që rajoni nuk ka nevojë për një treg të përbashkët rajonal, por rajoni ka nevojë që tregu i rajonit të jetë pjesë e tregut të Bashkimit Evropian, për më shumë kjo bie ndesh edhe me vetë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të Kosovës, sepse MSA do të duhej ta përgatisë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi që të bëhen pjesë e tregut të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ministri.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …