leoni

NISMA për Kosovën, në qytetin e Gjilanit, ka mbajtur mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar

NISMA për Kosovën, në qytetin e Gjilanit, ka mbajtur mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar

NISMA për Kosovën, sot në qytetin e Gjilanit, ka mbajtur mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar. Në këtë mbledhje, të drejtuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi veç diskutimit rreth zhvillimeve të fundit politike, diskutimeve për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në vend, janë marrë edhe disa vendime tjera dhe janë miratuar dhe përkrahur disa iniciativa të Nismës. Këshilli Kombëtar në këtë mbledhje miratoi Planin Strategjik të Nismës, për vitin 2017-2018, plan ky që për qellim ka të përcaktojë veprimet e Nismës për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm. Po ashtu, Këshilli ka miratuar dhe përkrahur fuqishëm iniciativën e kryetarit të NISMA’s, Fatmir Limaj, për mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie. Në lidhje me mocionin për mosbesim ndaj kësaj qeverie, kryetari i NISMËS Fatmir Limaj, para anëtarëve të Këshillit Kombëtar ka thënë se, duke e parë mos realizimin e premtimeve nga partitë në pushtet, mos funksionimi i institucioneve, rritjen e mashtrimeve nga qeveria aktuale, si rezultat i këtyre, dhe shumë e shumë dështimeve tjera të kësaj qeverie, kanë ndikuar që NISMA për Kosovën të dal me një iniciativë, që nga Kuvendi të kërkohet mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …