leoni

Mediat serbe: Gjuriq po i mëson studentët si të përfshihen në betejën për Kosovën

E ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovën sot i ka pranuar në praktikë një mujore 11 studentë serbë nga Fakulteti i Shkencave Politike, të cilët siç thuhet “kanë nevojë të njihen me punën dhe sfidat me të cilat kjo zyrë është duke u përballur”. Me këtë rast, studentët e marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike dhe gazetarisë janë pritur nga drejtori i kësaj zyre Marko Gjuriq, raporton Tanjug. Ky i fundit ka thënë para gazetarëve se praktika është një mënyrë e mirë që brezat e ri të përfshihen në betejën për Kosovën dhe siç tha ai “të shohin se si institucionet funksionojnë brenda”.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …