Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kërcënimet kanë vetëm një adresë – Beogradin zyrtar

 Dje, më 10 prill 2017, mediet tona vazhduan t’ i afishojnë shkrimet e komentet që u morën me deklaratën e Daut Haradinajt, me të cilën ky ju ishte përgjigjur në formë goxha racionale kërcënimeve të përsëritura të krerëve të Beogradit. Kjo me shtyri që edhe unë të merrem me ata që u morën me deklaratën e deputetit, Daut Haradinaj!

Para do ditësh, italiani, Paolo Raffone, për zgjedhjet në Serbi tha:  “Zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë konfirmuar trendin etno-nacionalist dhe marrjen e shtetit nga elitat që mbijetuan në luftërat e të ’90 të cilat dolën të pa dëmtuara nga proceset gjyqësore ndërkombëtare të më vonshme . BE-ja, me Gjermaninë dhe Italinë në krye ka zgjedhur stabilitetin duke anashkaluar principet e rendit e ligjit dhe të lirive themelore duke përfshirë atë të shprehjes.” Dhe e tha bukur, e tha saktë, pa emocione, pa zjarrmi, sa nuk ke çka i shton apo heqë. Shkurt e tha thjeshtë e bukur, ashtu siç është e vërteta!

I thash këto për ata që deklarimin e Daut Haradinajt e quajtën “deklaratë emocionale”, e cila edhe po  të jetë e tillë, në kontekstin kohor kur është thënë, pas veprimeve e kërcënimeve të pa ndërprera të qeveritareve të Beogradit, nga të cilat kërcënime nuk është distancuar asnjë zyrtarë i vetëm i shtetit, nuk kam dëgjuar ndonjë vërejtje nga qendrat e vendosjes dhe gjithë ajo heshtje, sikur donë të thoshte atyre: “ju keni të drejtë të kërcënoni edhe pas gjithë politikës se gjenocidit që keni ushtruar në Kosovë, pas gjithë atyre krimeve njerëzore e materiale që ia keni shkaktuar popullit shqiptar, pas gjithë atyre zjarrvënjeve që i keni bërë gjatë viteve 1998/99 atje etj”. Për të cilat politika ka pasur një ndërhyrje Ndërkombëtare në Kosovë. A ka ndonjë njeri në Globin tonë që nuk e dinë se ndërhyrja është bërë për shkak të krizës humanitare që e kishte shkaktuar politika zyrtare e Beogradit, zyrtarët e lartë të se cilës politikë janë në pozitat më të larta të shtetit edhe sot?! “Deklaratë emocionale” edhe mund ta quaj një “kope e mbetur pa Ogiçin e saj”, por jo edhe zyrtarët më të lartë të shtetit?!

E them më keqardhje, për shumë arsyeje, deklarata më skandaloze është deklarata e Hashim Thaçit, i cili njëherit e mban edhe postin e njeriut të parë të Kosovës?! Është e natyrshme që njeriu të bënë ndryshime pozitive në jetë (të reformohet), por që njeriu të pëson metamorfoze totale, edhe nuk ndodh shpesh në jetën e njeriut. Thaçi në deklaratën e tij paska thënë: “Për institucionet dhe popullin e Kosovës, deklaratat kërcënuese ndaj etnive të tjera joshqiptare, nxisin mllef, urrejtje dhe hakmarrje, duke na kthyer në të kaluarën e hidhur. Për më tepër, bllokojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve, vënë në pikëpyetje pajtimin e domosdoshëm dhe perspektiven e Kosovës evropiane dhe shumetnike”. Këtu fjala është për deklaratën e Daut Haradinajt. Athua, ky njeri nuk është duke e parë se nga po vijnë kërcënimet? Unë nuk mund të besoj që ky njeri nuk e dinë se nga vijnë kërcënimet ndaj çdo qytetari në Kosovë edhe ndaj serbëve. Çështja shtrohet, pse ky njeri e bënë ketë veprim? Për të mbrojtur Kosovën dhe qytetarët e saj, për çka e mban pozitën e të parit të shtetit?! Kështu si po vepron ky njeri, nuk mbrohen as qytetarët e as shteti në krye të të cilit është? Atëherë ke po e mbron Thaçi? Si po duket Thaçi po e mbron “elitat (serbe – nënvizimi im) që mbijetuan në luftërat e të ’90 të cilat dolën të pa dëmtuara nga proceset gjyqësore ndërkombëtare të më vonshme”. Apo, po e mbron veten e tija?! Ai, aty nuk është për ta mbrojtur Thaçin, të bëmat apo të pa bërat e tija. Aty është për ta mbrojtur Kosovën dhe qytetarët e sajë! Madje, ai duhet t’ju tregoj qytetarëve të Kosovës: çfarë normalizimi të raporteve Kosovë-Serbi solli dialogu që ai udhëhoqi me qeveritarët serbë në Bruksel, veç fusnotës sipas të cilës Kosova nuk është shtet?! Pastaj këto ditë Vuçiqi i përmendi të gjitha shtetet e rajonit që dëshiron të ketë marrëdhënie të mira, por askund nuk e përmendi Republikën e Kosovës! Çka do të thotë kjo? Nuk është mirë që askush të bëhet si struci e posaçërisht Thaçi për të mos parë se vërtetë nga vjen kërcënimi real për shqiptarët e të tjerët në rajonin tonë! Prandaj kot lodheni, kërcënimet kanë vetëm një adresë – Beogradin zyrtar.

Të përfundojmë: Askush në Kosovë nuk është duke i kërcënuar as serbët në përgjithësi e as serbët e Kosovës në veçanti, përkundrazi, të kërcënuar janë qytetarët e Kosovës pa dallim dhe stabiliteti në rajonin tonë. Historia na mëson se sa herë është rrezikuar njëri nacionalitet është rrezikuar dhe tjetri. Askush në Kosovë apo dhe jashtë saj të mos mendoj se kjo është gjuha (gjuha e tërheqjes), që e kuptojnë qeveritarët e sotshëm të Beogradit. Kush nuk e kupton ketë, ai nuk ka mësuar asgjë nga historia më e re e raporteve serbo-shqiptare, sigurisht jo vetëm serbo-shqiptare. Gjithçka që ka ndodhur në dekadën e fundit të shekullit XX, është më shumë se e freskët edhe sot e kësaj dite, sidomos ke shqiptarët! Askush mos të mendojnë se shqiptarët kështu si janë, përbëjnë ndonjë rrezik në Ballkan?!

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …