Hakif Bajrami

Dr. Hakif Bajrami: Ushtria e Kosovës të funksionalizohet edhe me ligj, sepse Lista serbe nuk i voton ndryshimet kushtetuese

(Prodhimi i kundërshtarëve krijon mundësi të vlojë kafja në akull!)

Këta javë nga 10 e deri më 13 mars 2017, John McCain e vizitoi Zagrebin, Beogradin, Sarajevën, Podgoricën dhe Prishtinën…Sipas informatave ky zyrtarë mik i Kosovës, ishte në një turne që grumbulloi fakte nga “dora  e parë” ; se ndikimi i Rusisë në Ballkan ka shkuar tepër larg, natyrisht me fajin e injorancës politike vendore, sepse këta  politikanët vendorë si përparësi e kanë korrupsionin dhe nepotizmin e jo mbrojtjen dhe forcimin e shtetit nga ndërgjegjja meskine e pistë e Moskës, e cila politikën po e metastazon në tërë Ballkanin, përmes religjionit ortodoks, sikurse në Siri.

Kur paksa me “emocione”, që nuk është  e vërtetë, në Simpoziumin për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës (2016), të pranishmëve u thash se: Një agjenturë ruso-serbe është në Podgoricë, një në Tiranë me filialë në Shkup e cila erdhi e bë metastazuese më e rrezikshme se të qendrat; një agjenturë është në Prishtinë, disa zyrtarë të lartë PDK+LDK të pranishëm, pa asnjë ditë pervojë në ndonjë simpozium të tillë politik, filluan të zgërdhihen me cinizëm, duke i përshpëritë njëri tjetrit se: “Ky po flet dokrra”!. Po, e dija nga përvoja hulumtuese shkencore, për tubime të tilla, jo më pak se 40-vjeçare, duke i “vjedhë” nën vetulla se ata (ato), të atyshimit ishin i kanë ra thikë passhpine në politikë Adem Demaçit 40 vjet; që e kanë rrejtë Ibrahim Rugovën për 15 vjet, prandaj pse mos ta rrejnë edhe HashimThaçin tani qe nja 11 vjet; sepse opinioni jonë turmë, i çmon njerëzit  nga gradat që kanë në Parlament, në Qeveri e asociacione shoqatash profitabile, “jashtë” orarit të punës, në orar; edhe pse Kuvendi nuk po ka kvorum. Kuvendi i Republikës Kosovës është bërë jo fenomen, por dukuri morbide e injorimit të punës: për inati”. Nuk është larg as Qeveria me këtë morbiditet që metastazojnë rrena në pranverë, Brukseli i mjel verës, Beogradi i pret në vjeshtë dhe Kremlini i hanë dimrit. Kuptohet rrenat e këtilla, të cilat populli i painformuar po i paguan shumë shtrejtë, u del efekti pastaj, kur është vonë. Shikoni se kush është këshilltarë sot në Prishtinë dhe Tiranë?  Prekne kokën shqiptarë.

Dihet publikisht se e kam përkrahë Presidentin HashimThaçi për inisiativën që të themelohet Ushtria e Republikës Kosovës. Por, kurajimi im ishte i dyanshëm. Derisa sa publikisht i thash Presidentit se nuk ka kthim prapa, në “nëntokë” punova nepërmes Doktorit, që ta “shtrinë dorën” e  ta thërret “Vllaun  e Madh”, sepse ai bënë çdo gjë për “Vllaun e Vogël”. Dhe, efekti u duk në horizont pas tri ditësh. Po, erdhi funksionari i qetë. Edhe më qetë, tha edhe më kuptimshëm (po kush ta kuptoj, ata që plagiatojnë!!!) avnati o President! Nuk e kuptoi mësa pula në telefon!.

Në ndërkohë do të pasoi përgjigjja nga Beogradi publikisht se: “themelimi i Ushtrisë Kosovës do të thot luftë”. Askush nuk reagoi nga ndërkombëtarët këtu, që prej nënave “janë dajallarë”. Çështja erdhi deri aty sa që pasoi sipas ideologjisë neokomuniste religjioze “vetoja”  e Kremlinit.  E njëjta shprehje pasoi në Beograd, dhe “fryma  e hapur”, doli në skenë se ta thuash një “PO, për Kosovën, do të duhet ta vrasish një batalon rus”, sepse kështu Kremlini këtu i ngulë më sigurt spirancat.

Turma filloi t` i besoi kësaj inrige mbi sofër, e kjo ishte me rëndësi për Kishën Ortodokse Serbiane se tregu i “gjelbër” i Kosovës me plotë vagabonda që për xhepat e tyre një ditë do të paguajmë “haraq turku”, i cili ia ka nisë dhe po “lulzon”, tani 30 milionë e tutje… dihet se shqiptarët e hanë edhe gjellën  e përzier. Me rëndësi është të ketë gjella emër me pedigre!. ( O Zemra me tu dridhë kush i drejton ministritë  e Republikës Kosovës…).Dalim paska hapur, Në Beograd shumë çka u mbështet për muri këto ditë prilli. Dhe aty u tha: “PO, ushtria me një kusht, që armatimi të jetë deganzivë..”.Me këtë pozicion këndej dhe andej Oqenait, “Vllau i Madh” dhe “Vvllau i Vogël” ranë në nokdaun me një kroshe: “Lista serbiane u përça”.  I tërë porcesi i themlimit të ushtrisë,, jo nga pesha por nga ngjyra me peshë, u fundos edhe para ekranit televiziv. Dhe filluan “të rrahurat e zemrës ndryshe”, se do të fitojmë; e e tëra ishte teatër, për konsum të gjërë. Lista serbiane u “përça”, për konsum të jashtëm. Këtë e thonë kanalet e tyre kontrainofiormative nepër koluare të Prishtinës.

Tani Republika e Koosvës ka mbetë të bredhë, John Mc Cain do të thot brenda ndoshta një Po, por do të mbetet me bindje se edhe Beogradi është për “po” (për JO), sepse “nuk po mundet t` i bindë serbët e Kosovës t` i fusin brirët e kaprollit në një thes. E ata dhe këta, janë deri në sofër të bashkuar, por mbi sofër luajnë lojën  e vjetër mizore. Po, pse do të më pyet ndonjë karagjoz i odave apo partive të mazhorancës, që sundon me “havadyze” , se ai që po shkruan nuk  e kupton këtë politikë se “Mos të ishte Amerika dhe politika paqësore e kafeneve “, ne kurrë liri nuk do të shinim”. Hej shqiptarë, a nuk mësuat nga Dejtioni dhe premtimet që i lansonin kafenetë në fillim të pranverës 1995. A nuk mësuat nga Rambujeja, Kumanova, Brukseli, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drehtësisë (2010). na e dha hakun  e plotë. Por, ne prap e fituam “bishtin e Vlladan Gjogjeviqit” , ia ngjitëm  Republikës Kosovës  FUSNOTEN.

Do të paguajmë “haraq turku” me këtë injorancë të politikanëve të verdhë, që nuk lexojnë asgjë, nuk mësojnë në mes rreshtave fare, flasin si gaforrja dhe rrejnë si fatamorgna në shktretirë. Në fund më duhet të shpalohem: Lista Serbe është përçarë m eurdhër të Kremlinit, për mos me ia zbuluar këmbët gjarprit të Beogradit. Këtë duhet për t` ia thënë Vllaut Madh, se ai e dimë se punët e ‘dynajasë” janë shumë të hapta. Ne duhet t` i japim infoirmtat për zanatin e fqinjëve të vjetër, se nuk janë përçarë fare, por do të shahen e pshtyhen, bile ka urdhpra edhe të grushtohen, por vetëm skenari të mos dihet, Ushtria  e Kosovës të mbetet në gjysmë të rrugës. Me mbetë vierrë është shumë vështirë në histori, por me vdekë në politikë, është shpëtim për një gjeratë injorantësh.

Dikush sot (2017), mundet me rrejtë në Beograd, por diganoza e Kremlinit kuptohet në Prishtinë.Beogradi është kah e luan lojën: mos me u prishë me Perendimin, por nuk ia luan fjalët Kremlinit, sepse,  KOS i rri kujdestare,  cila me rrena: gjatë ka udhëtuar, rrugën  e kishte shumë më të gjatë, vonë kuptohet se të vënë në rreth të thatë.

Në fund, Një shembull tipik të prodhimit të kundërshtarëve. Nikolla Pashiqi e thrret Dimitrije Tucoviqin në kabinet dhe i thot:“Ti do të votosh kundër buxhetit ushtrak. Dimitrije Tucoviqi: “Jo zotëri Kryetar, ne bëjmë luftë mbrojtëse, luftë të drejtë (1914); Pashiqi:  “Që do thot, se Ti je kundër Qeverisë sime, kundër luftës së drejtë; Ti zotëri Tucoviq do të humbësh në votim, por Serbia do të fitojë!”. Partia e Tucoviqit voton kundër buxhetit mbrojtës ushtarak. Pashiqi i kishte telegramet e gatshme për: Rusi, Francë dhe Britani.’Kam kundërshtarë të rrezikshëm brenda’. Cari i Rusisë, menjëherë telegrame  Parisit dhe Londrës (1 janar 1916): “ Ose e ndihmoni Serbinë në Durrës, ose lidha paqe separate me Gjermaninë”. Dihet rezultati.  Anijet frenge dhe angleze, pas dy ditësh ishin në portin  e Durrësit.

Më 12 prill 2017

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …