leoni

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë Mbretërore të Britanisë se Madhe

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë Mbretërore të Britanisë së Madhe

Sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst të Britanisë së Madhe po mbahet ceremonia ushtarake “Parada e Sovranit”. Në Akademi sot diplomojnë edhe dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi. “Drejtpërdrejt  nga ceremonia ushtarake “Parada e Sovranit” në Londër, ku po diplomojnë edhe dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë”, ka shkruar Thaçi në një postim të tij duke shpërndarë edhe transmetimin e kësaj ceremonie.

Kontrolloni gjithashtu

Besa Shahini, kandidate për kryetare të Prishtinës

Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit në Shqipëri (2018-2020) dhe bashkëshortja e liderit të PSD-së, Dardan …