LSDM-ja ka reaguar lidhur me trazirat e përgjakshme që ndodhën dje në Kuvendin e Maqedonisë

LSDM-ja ka reaguar lidhur me trazirat e përgjakshme që ndodhën dje në Kuvendin e Maqedonisë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka reaguar kundër  trazirave që ndodhën dje në parlamentin e Maqedonisë. ”Do të përgjigjen për rrezikimin e jetës, të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhunën e djeshme, në Kuvend si dhe për të gjitha krimet e porositura dhe të zbatuara nga kryesia e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në  komunikatën e kësaj partie. “Dhuna e përgjakshme në Parlament është rezultat i dhunës në të cilën periudhën e fundit thërriste Nikola Gruevski si dhe provokimet, urrejtjen, ndarjet e nxituara nga Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanovski, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të tyre”, theksojnë nga LSDM-ja. ”Seriozisht janë plagosur deputetë, përfaqësues të qytetarëve, çka është maja e sjelljes jocivilizuese të këtyre njerëzve të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, që të tentojnë të evitojnë përgjegjësinë”, shtohet në të.

Kontrolloni gjithashtu

Hamza: Rambujeja ishte momenti kur Kosova zgjodhi anën e drejtë të historisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar sot 27-vjetorin e fillimit të …