Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“, në Zvicër, ndërpret bashkëpunimin me Ministrinë e Diasporës së Kosovës

Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“, në Zvicër, ndërpret bashkëpunimin me Ministrinë e Diasporës së Kosovës

Me datën 13 prill 2017 Ministrisë së Diasporës iu kemi drejtuar me një kërkesë për mbështje financiare për tri paraqitje që është dashtë Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër bashkë me Grupin „Rinia“ nga Spreitenbachi, „Dardania“ e Winterthurit dhe „Plisat“ nga Dübendorfi, t’i bëjë në Zürich dhe Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ e Zvicrës e „Rinia“ e Spreitenbachit në Schaffhausen (Zvicër) dhe Nachgold (Gjermani), por deri më datën 24 prill, një ditë pas paraqitjes në Zürich nuk kemi marrë asnjë pergjigjederi sot, më datën 9 prill, por jemi injoruar krejtësisht prej Ministrisë së Mërgatës, kemi marrë vendimin e mëposhtëm, të cilin iu lusim ta publikoni në mediat e juja.

Drejtuesi dhe koreografi i Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „Shota“,  në Zvicër,  SHKOLLA SHQIPTARE E VALLËZIMIT „SHOTA“ NË ZVICËR NDËRPRET ÇDO BASHKËPUNIM ME MINISTRINË E DIASPORËS DHE ME ME QENDRËN KULTURORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË ZVICËR! Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër po i afrohet 25 vjetorit të veprimtarisë. U krijua nga dy entuziastë, filloi me tre vetë dhe ende pa i mbushur 25 vjetë veprimtari nëpër këtë shkollë vallëzimi, në të cilën u mësua „ecja shqip“ kaluan më shumë se 600 mërgimtarë të të gjitha moshave. Gjatë gjithë kësaj kohe kjo shkollë me paraqitjet e veta qe ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare të shperhur përmes valles, jo vetëm në Zvicër ku e ka edhe qendrën, por edhe gjithandej Evropës. U paraqit në shumë skena të qyteteve më të mëdha të Zvicrës. U paraqit edhe në sheshe vallëzimi në qytetet më të mëdha të Evropës përfshirë edhe Parisin e Vienën. Dy herë u paraqit edhe në në Festivalin „Luxexpo“ në Luksemburg. Në vitin 2015 bashkë edhe me simotrat tjera nga Zvicra „Dardania“ e Vinterthurit, „Ilirët“ dhe „Rapsodët“ të Llozanës u paraqit edhe në skenën e Festivalit Kombëtar të Folklorit në Kështjellën e Gjirokastrës, dhe kudo u paraqit, vallen jo vetëm të Kosovës, por të gjithë hapësirës gjeografike shqiptare duke filluar nga „Shota“, „Vallet e Shqipeve“, „Festë e madhe“, „Vallen e demonstratave“, Vallen e UÇK-së dhe „Vallen e Osman Takës“ e dhjetëra valle tjera i paraqiti denjësisht duke e bërë publikun që të ngritet në këmbë me duartrokitje të gjata. Krejtësisht e vetëdijshme që Kosova përjetonte ditë të rënda, sa herë u angazhua që të ndihmonte në Kosovë edhe përmes aksioneve humanitare, qoftë gjatë luftës për t’i dalur në ndihmë UÇK-së, qoftë pasluftës për të iu dalur në ndihmë skamnorëve në Kosovë, pa pritur ndonjë mbështetje nga institucionet e Kosovës, qofshin ato fiktive të paraluftës, qofshin ato reale të pasluftës. Kosova u çlirua në vitin 1999. Në vitin 2008 u shpall shtet i pavarur. Pas çlirimit të Kosovës u krijua një Departament për Çështje Jorezidente në Kosovë që merrej me mërgatën, i cili pas shpalljes së pavarësisë u shndërrua në Ministri për Diasporën. Qeveria e Kosovës dhe Ministra e Diasporës e krijuan edhe një Qendër Kulturore të Kosovës në Cyrih, e cila, nëse nuk është gabim, do të duhej ti ndihmonte këto shoqata e grupe kulturore. Ndihma vazhdoi edhe më tutje të mungonte, ndërkaq Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër, sikurse edhe shoqatat tjera kulturore me shumë mund dhe sakrifica vazhduan ta mbajnë vetveten dhe ta qojnë tutje vallen shqipe duke i ruajtur vallet e vjetra dhe duke krijuar edhe valle të reja, pa pasur asnjë ndihmë e përkrahje nga institucionet e Republikës së Kosovës, ndonëse Institucionet e Republikës i kanë shfrytëzur në raste të ndryshme shërbimet e këtyre shoqatave. Qëndrimi indiferent i institucioneve të Republikës së Kosovës ka ndikuar që këto shoqata të zhgënjehen në to jo pak.

Kulmi i zhgënjimit (në këtë rast flas vetëm në emër të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër) u arrit kur Ministria e Diasporës në vend se shoqatat kulturore shqiptare në Zvicër t’i mbështeste sadopak financiarisht, qoftë edhe simbolikisht, vendosi që përmes një tenderi, për arësyet që ajo vetë i din, (shih. Edhe „Gazeta Express“ e datës 23 nëntor 2016, http://www.gazetaexpress.com/lajme/dy-gjermanet-e-trashe-dhe-nje-tender-ne- ministrine-e-diaspores-283050/) për „Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”, me llojin e procedurës “i negociuar”, pa publikim të kontratës, që në fakt në këtë tender është negociuar vetëm çmimi në vlerën 17.900€, pasi konkurrentë nuk ka pasur fare, t’i ipet Fisnik Ademit, njërit nga „Tre gjermanët e trashë“, mik i Kushtrim Sheremetit, këshilltar i ministrit Murati. Kur jemi të ditët e kulturës shqiptare, mërgimtarët shqiptarë në Zvicër për shumë vjetë radhazi, në mënyrë të shkëlqyeshme dhe gjithëpërfshirëse i kanë oganizuar dhe realizuar „këto ditë“ mbështetur në forcat e veta. Ndarjën e kësaj shume një personi, mik i këshilltarit të ministrit të diasporës, Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër e sheh si keqpërdorim të mjeteve publike në emër të diasporës, prandaj e indinjuar me këtë veprim dhe me mospërfilljen që ministria tregon për shoqatat kulturore në Zvicër, kjo Shkollë ka marrë vendim që për më tutje ta ndërpres çdo bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, dhe me Qendrën Kulturore të Republikës së Kosovës në Cyrih. Atë që Serbia për 25 vjetë rresht nuk arriti ta shkatrrojë ketë shkollë dhe simotrat e saj, Ministria e Diasporës me Qendrën Kulturore të Republikës së Kosovës me heshtjen dhe injorimin e vet po don ta realizoj për një kohë të shkurtë. Në emër të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër.

Agron Bajrami

Kontrolloni gjithashtu

Çka kanë thenë për serbët dhe Serbinë personalitete të njohura botërore

Dr. Skënder Demaliaj: REHABILITIMI I ÇETNIKËVE NË SERBINË E SOTME

Që në Luftërat Ballkanike në vitin 1912, në Mbretërinë Jugosllave e gjatë Luftës së Dytë …