Edi Rama

Rama: Më 18 qershor, dita e parë e drejtësisë së re

Kryeministri Edi Rama tha sot se 18 qershori është dita kur do të lindi një Kuvend i ri pa PD, i cili do të votojë Vettingun dhe do i japi dritë drejtësisë së re. Kryeministri Edi Rama tha se e vetmja gjë me rëndësi këto ditë është mesazhi i ndërkombëtarëve dhe veçanërisht letra e komisionerit evropian, Johannes Hahn, sipas të cilëve, zhbllokimi i Vetting-ut do të vendosë fatin evropian të Shqipërisë. “Kjo që kaloi ishte një javë kuptimplotë për Shqipërinë që duam. Letra e Hahn ishte moment kulmor i marrëdhënieve të BE me vendin tonë. McAllister dhe Hahn kërkuan të bindin PD-në të kthehet në rrugën e arsyes. Me arratisjen e PD në rrugën e vetëshkatërrimit, e lëmë atë dhe merremi me letrën e komisionerit Hahn. Jo vetëm në letrën e tij, por në të gjitha komunikimet thelbi është i qartë: Reforma në Drejtësi, që do vendosë fatin evropian të Shqipërisë. PD po humbet terren në çdo orë që kalon, lidershipi i tyre i verbër po humb mbështetjen në bunkerin prej plasmani”, tha Rama. Jashtë vendit, sipas tij, PD-së i janë ndërprerë të gjitha kontaktet serioze. “Askush nuk merret më me PD, dhe s’ka ngelur forcë e madhe në Europë që të kuptojë që PD është avokatja e fundit  e sistemit të vjetër të drejtësisë. Kurrën e kurrës nuk do të jetë shansi i askujt për të marrë peng zgjedhjet,” theksoi Rama. Ai i bëri ftesë të gjithë shqiptarëve të japin votën e tyre, pasi kështu do vijojnë të ngrejnë lart flamurin kuqezi të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …