Edi Rama dhe Lulzim Basha arritën një marrëveshje, baza e së cilës është “Paketa McAllister Plus”

Edi Rama dhe Lulzim Basha arritën një marrëveshje, baza e së cilës është “Paketa McAllister Plus”

Takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha përfundoi me arritjen e një marrëveshje mes palëve, baza e së cilës është “Paketa McAllister Plus”. Kjo pakete, u ofrua si zgjidhje dy ditë më parë nga zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hojt Yee, në përpjekje për të bindur opozitën të hyje n% zgjedhje. E finalizuar pas takimit Rama-Basha në kryesinë e Kuvendit, që zgjati mbi tre orë, detajet e marrëveshjes pritet të zbardhen gjatë 24 orëve në vijim. Pas takimit, në daljen para gazetareve, kryetari i PD-se pohoi arritjen e marrëveshjes: Ai tha se kemi arritur një marrëveshje që do të formalizohet brenda 24 orëve. Të pyetur për datën e zgjedhjeve, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk dhanë asnjë përgjigje. “Jam 100% dakord me çfarë tha z. Basha” u shpreh kryeministri.(ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …