Delawie: Prokuroria po sfidohet në pjesën veriore të Kosovës

Greg Delawie: Në listat për deputetë nuk dua të shoh asnjë me aktakuza për korrupsion

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar nga partitë politike të vendit tonë, të cilat do t’i paraqesin sot listat e kandidatëve për deputetë, që të mos lejohen që pjesë e tyre të jenë njerëzit me aktakuza për korrupsion Ai gjatë një vizite që i ka bërë Komisionin Qendror Zgjedhor ka thënë se nuk dëshiron të shohë në lista njerëz ndaj të cilëve ka aktakuza për korrupsion. Delawie në konferencën e përbashkët për media me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje. Kryetarja e KQZ-së ka thënë se institucioni që ajo drejton është i përkushtuar që të organizojë një proces të rregullt.  Ajo ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …