Rusia reagon ndaj hyrjes së Malit të Zi në NATO

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se Moska i jep të drejtën vetes që të përgjigjet ndaj “politikës armiqësore” të Podgoricës për shkak të përfundimit formal të procedurës për hyrjen e Malit të Zi në NATO. “Vazhdimi i histerisë anti-ruse në Malin e Zi te ne shkakton vetëm keqardhje. Në kontekstin e politikës armiqësore të autoriteteve malazeze, pala ruse i jep të drejtën vetes që të marrë masa reciproke”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Ndryshe, Mali i Zi dita e hëne edhe formalisht është bërë pjesë e organizatës më të fuqishme ushtarake botërore- NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e SHBA-ve: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përsëritur thirrjen për formimin e institucioneve të …