Vetëvendosja po zhvillon fushatë për kandidatët e vet edhe në Preshevë të Kosovës Lindore

Vetëvendosja po zhvillon fushatë për kandidatët e vet edhe në Preshevë të Kosovës Lindore

Qytetarët e Preshevës, komunë nën Serbinë, sot janë zgjuar me postere parazgjedhore të Vetëvendosjes, bëjnë të ditur mediet e Beogradit. Në qendër të Preshevës, në Rahovicë dhe mbi vetë qytetin, në drejtim të Gjilanit, janë shfaqur postere për zgjedhjet e parakohshme, parlamentare në Kosovë, që do të mbahen më 11 qershor. Në këto postere janë afishuar fotot dhe  emrat e kandidateve për deputete nga Presheva në Kuvendin e Kosovës, Elza Sadiku, pastaj  udhëheqësit të kësaj lëvizjeje: Liburn Aliu, nga Presheva,  Sali Zyba nga Theranda  dhe kryetari  i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …