Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Ishim, jemi dhe do të jemi e mbesim shqiptarë perëndimorë!

Pellazget, ilirët, epirotasit, maqedonasit, arbrit e më vonë edhe shqiptarët, që të gjithë emrat që ka mbajtur neper histori, kombi ynë kishin një rrënjë, ishin një fis e një farë, ishin nder evropianet e parë. Pellazget ishin të parët tanë, ilirët ishin fiset tona, shqiptarët janë kombi ynë! Ketë e konfirmojnë rilindësit tanë mendjendritur dhe shumë studiues të mendimit të thellë perëndimor. Nga ne kërkohet vetëm edhe pak gjurmim e studim, dije shkencore e humanitare, pse jo edhe pak dashuri për kombin e shtetin.

Në histori e patëm fatin e keq që për pak shekujt të jemi dhunshëm pjesë e lindjes, por lindor nuk u bëmë dot dhe kjo falë mendjeve të ndritura të rilindësve, idependistëve, demokratëve dhe progresistëve apo komunistëve të shekullit XX. Padyshim, mendjet e ndritura të epokave të përmendura nuk e përbënin shumicën numerike të shqiptarëve, po në cilin komb të Botës elitat përbëjnë shumicën? Shumica natyrshëm në momente të kthesave historike ecën pas elitave politike, kombëtare e intelektuale. Nuk e mohoj faktin se në histori ka përpjekje për kthesa prapa, madje ka edhe prapakthim. Shembulli më tipik ishte Mesjeta e errêt, por fundi i saj solli humanizmin e renesancën, solli iluminizmin, siç solli revolucionin industrial dhe revolucionet politike, revolucionet shkencore e darvinizmin, ashtu siç solli filozofinë e socializmit utopik frënge-angleze, solli kulmin e filozofisë klasike gjermane e më pas atë marksiste. Solli majat e dijeve shkencore, politike, filozofike, solli artet, letërsitë e majat e kulturave të ndryshme të civilizimit botëror.

Shekujt t errësirës ishin të vështirë, por lindjet pas atyre shekujve ishin madhështore në ndriçimin e mendjeve shkencore, në përmirësimin e jetëve njerëzore. Ndërsa mesjeta vazhdon në qoshe tepër të ngushta si për shembull Vatikani, Arabia Saudite e ndonjë qoshe tjetër prej nga dirigjohen e shkaktohen dhimbjet e mëdha njerëzore. Por, në fund të fundit dashuria njerëzore për jetën e progresin do të fitoj mbi çdo fantazmë të errësirës! Kështu ishte e kështu do të jetë edhe sot e nesër.

Shqiptarët janë formuar si komb në shekullin XIX, janë konsoliduar e shtrirë horizontalisht si komb pas Luftës se Dytë Botërore në gjithë gjeografinë shqiptare. Pat përpjekje jashtë Shqipërisë që të pengohej kjo shtrirje, por nuk u pengua dot as nga Tito e Rankoviqi me kompani. Nuk do të pengohet as sot nga fytyrat e zeza nga do që vijnë ato. Ka kohë që kultura e arsimi shqip hyri në çdo familje të qytetit e të fshatit, kur bibliotekat u bënë pjesë e jetës sonë kulturore edhe e familjeve shqiptare në Shqipëri e më vonë edhe në Kosovë e treva tjera shqiptare.

Sot, në Shqipëri e Kosovë, shihen edhe gjurmët e errëta të Lindjes, por ato janë më shumë se minore në krahasim me jetën e gjallë të Perëndimit, ketë vetëm të verbëritë dhe dashakëqijtë nuk mund ta vërejnë. Ka aty-këtu edhe elemente fisnore, por edhe ato janë në vdekje e sipër. Kombi shqiptar me gjithë krizën morale të tranzicionit, ai po konsolidohet, zhvillohet e po përparon.

Shkurt: Kombi shqiptar perëndimor po bënë hapa të mëdhenj zhvillimi e progresi! Ndonëse shenja regresi shihen gjithandej në Lindje e Perëndim! Bota ka aq gjak sa për t’i dhënë jetë progresit shoqëror.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti do të fitojë në zgjedhje, me vlera, merita, me nder e respekt, me besë, trimëri, dinjitet e burrëri

Me shokun tim të idealeve, Ismet Sylejmani,  për pak “jam koritë”, por shpëtova nga durimi dhe …