Edi Rama

Edi Rama të hënën takon të gjithë deputetët e rinj dhe kandidatët e Partisë Socialiste

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste e cila i fitoi zgjedhjet e 25 qershorit,  Edi Rama konfirmon se ditën e hënë do të mbledhë të gjithë deputetët e rinj dhe kandidatët e PS, ndërsa bën me dije dhe nisjen e një fushate të vërejtjeve dhe ankesave të qytetarëve  nëpër rrethe për të marrë shënim të gjitha pakënaqësitë. Rama thotë se pas këtij rrugëtimi  30 ditor, të gjithë të dhënat e mbledhura për institucionet dhe zyrat e shtetit, do të analizohen imtësisht qark për qark dhe mbi bazën e tyre do të përgatitet një raport që do të jetë në tryezën e Qeverisë së Re, si një nga dokumentet bazë që do t’i shërbejnë operacionit të çuarjes së tepsisë për skrap.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …