Gurakuq Kuçi

Gurakuç Kuçi: Diplomacia merimangë e Serbisë dhe kurthimi i Kosovës

Pas Luftës së Parë Botërore, procesi i paqes që përfundoi me traktatin e Versajës, Gjermania (dhe Rusia) nuk ishte ftuar fare dhe traktati i ishte ofruar Gjermanisë si një akt i kryer (fait accompli) që ose të nënshkruante ose të vazhdonte luftën. Kjo e fundit tashmë ishte e çarmatosur dhe e kishte Berlinin të mbushur me forca aleate dhe pa alternativë. Paragrafi më lartë do të na duhet si një paralele jo e drejtë që do ta tërheqim më vonë edhe pse në kushte krejt të tjera, tani do të përqendrohemi tek zhvillimet e reja diplomatike nga Serbia, Brukseli dhe ajo që po proklamohet si “rifillimi i një dialogu të ri” mes Kosovës dhe Serbisë.

Të bëjmë një renditje kronologjike të disa deklaratave me rëndësi të politikanëve serb:

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, para takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se duhet dialog për fatin e serbëve jo në veri të Mitrovicës por brenda Kosovës dhe Metohisë sepse ata janë të pambrojtur dhe të diskriminuar.

Ana Brnabiç, kryeministrja e Serbisë, më pas deklaroi se duhet një dialog për autonomi për veriun e Kosovës dhe pastaj të bisedohet për statusin final të Kosovës, dhe nëse Serbia është e detyruar të zgjedhë mes BE-së dhe Rusisë, ajo do të zgjedhë BE-në.

Vuçiq: Serbia do të jetë partnere e BE-se dhe mik i Rusisë.

Jadranka Joksiamoviç, ministre për integrime evropiane të Serbisë, deklaroi se Serbia deri me 2020 do të marrë 1 miliard euro ndihma nga BE-ja për procesin e anëtarësimit.

Milovan Dreçun, shef i komisionit parlamentar në Kuvendin e Serbisë për Kosovën dhe Metohijën, deklaroi se Gjykata Speciale për krime lufte të kryera nga ish-oficerët e lartë të “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” është përpjekja e fundit e bashkësisë ndërkombëtare për të gjykuar krimet kundër serbëve dhe joshqiptarëve, dhe Serbia do ta ndihmoj këtë proces.

Ivica Daçiq, deklaroi se Serbia asnjëherë nuk do të prishë marrëdhëniet me aleatët e saj të përhershëm që janë Rusia dhe Kina për asnjë kusht.

Brnabiç: Rusia është një partner i rëndësishëm i Serbisë dhe ne duam të thellojmë bashkëpunimin në sektor zhvillimor, hulumtues dhe bashkëpunime universitare.

Të gjitha këto deklarata në pamje të parë mund të duken kontroverse dhe ta pakoordinuara. Por në të vërtetë është një diplomaci e hollë me shumë leva në formën e rrjetës së merimangës ku trupin e ka në Moskë, këmbët në Beograd e rrjetën optimalisht në gjithë botën.

Vuçiq ndërton kurthin për BE-në, Brnabiç për Kosovën, Joksiamoviç josh serbët me BE-në, Dreçun josh serbët kundër Kosovës, Daçiq kujdesët për Rusinë e Kinën.

Serbia tashmë e ka kuptuar që Kosova është e humbur, por që mund të nxjerr akoma koncesione dhe ta bëjë shtet jo-funksional, këtë mundët dhe po e bwn.

Të kthehemi të deklaratat e cituara më lartë. Presidenti i Kosovës pranoi takimin për dialog të thirrjes së Vuçiqit nëpërmjet BE-së, duke shënuar një autogol për Kosovën. Duke rënë në grackën e diplomacisë serbe, kinse për rifillim të dialogut me tema të reja, por se cilat janë ato tema askush nuk e di, Serbia nuk pranon të flas për të zhdukurit, reperacionet, kufirin, etj.

Serbia me një diplomaci komplet të koordinuar po tenton që veriun ta heq nga bisedimet duke i dhënë autonomi dhe të shikoj për koncesione të tjera brenda Kosovës ku jetojnë serbët. Eventualisht edhe ata t’i bëjë pjesë e autonomisë së veriut apo forma tjera koncesionale, dhe ta bëjë Kosovën një shtet jofunksional, duke e detyruar ta prek edhe Kushtetutën e saj. Dhe me këto hapa duke e përmendur statusin final të Kosovës të tregohet para BE-së që është serioze në zgjidhjen e konfliktit ndërmjet dyja vendeve, të vazhdoj rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe të thith milionat e kësaj të fundit.

Gjitha këto në asnjë moment duke mos prishur marrëdhëniet me Rusinë apo Kinën të cilët i ka aleat që ia mbulojnë punët e saj kriminale. Të kujtojmë rastin e fundit, rrëzimin e rezolutës në KS të OKB-së, për gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë.

Gjithë kjo iniciativë e Serbisë filloi duke shfrytëzuar vakumin politik dhe institucional në Kosovë, duke na vënë para një akti të kryer. Kjo pasi nuk ka një Kuvend apo Qeveri që mund ta ndalë si proces, dhe kur inatitucionet tw formohen dhe konsolidohen, është veçse një proces i pandalshëm.

Serbia po shfrytëzon edhe frikën e politikanëve shqiptarë nga Gjykata Speciale për t’i shtyrë ata në këtë grackë diplomatike serbe.

Dhe me planet e saj afatgjate, Serbia do të arrinte përafërsisht këto objektiva: krijimin e një autonomie të komunave serbe në Kosovë, integrimin me hapa të shpejtë në BE para Kosovës dhe të na bllokoj me veto që të mos mund të anëtarësohet asnjëherë, të bëhet një kalë i Trojës për Rusinë, duke vazhduar të jetë vegël e Rusisë dhe i ledhatuari i BE-së, në anën tjetër Luginën e Preshevës dhe shqiptarët atje me gjithë këtë dinamikë nuk do jepte hapësirë që as të përmenden dhe aty dalëngadalë sikur që po bëhet, të vazhdoj etnocidin modern.

Kjo diplomaci serbe mori hovin e saj duke parë pamaturinë dhe paaftësinë politike dhe diplomatike për të vepruar si brenda dhe jashtë vendit të Kosovës.

Kryeneçësia e kryeministrit në largim Isa Mustafa duke këmbëngulur në demarkacion dhe asociacion, kryeneçësia dhe verbëria e të tjerëve për pushtet e bënë të pamundur mos-shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, dhe shumë të dëmshme për interesat madhore të shtetit. E kjo do vazhdoj të mbetet anomali edhe e qeverisë së re duke u marrë me temat e njëjta si asociacioni, demarkacioni e liberalizimi i vizave. Ndërsa Serbia do vazhdoj të shpërthej rrugën e saj drejt BE-së dhe çimentimit të diplomacisë së saj. Kur një ditë Serbia do e vë Kosovën para akteve kapitulluese dhe vendnumruese, ndërsa BE-në e bind që duhet të anëtarësohet, Kosova do mbetet me një autonomi serbe brenda, një shtet jofunksional, shtet i pazhvilluar dhe i izoluar.

Rreziku bëhet edhe më serioz kur Kosova nuk ka një agjendë, strategji për atë që synon apo për t’iu kundërpërgjigjur diplomacisë së Serbisë, pastaj Malit të Zi me diplomacinë e heshtjes ndaj demarkacionit me Kosovën dhe anëtarësimin në NATO. E në anën tjetër një Shqipëri poashtu e dobët për t’iu përgjigjur kësaj diplomacie rajonale që e prek edhe atë, e cila poashtu ka probleme me Greqinë, i futë gjithë shqiptarët në Ballkan në një defensivë diplomatike. Dhe e gjithë kjo pasi shqiptarët nuk po arrijnë assesi të konstituohen dhe ta materializojnë fitoren e NATO-së për futjen nën unazën e kësaj të fundit të Serbisë dhe lënien jashtë të Rusisë.

Për ta përfunduar me paragrafin që e nisëm por për të mos e rishkruar atë paragraf, Kosova mund të gjendet para akteve të kryera si Gjermania, por përderisa kjo e fundit kishte fuqi diplomatike që për të mirë apo për të keq të ndikonte në ndryshimin e Versajës, Kosova nuk ka asnjë lloj fuqie të tillë dhe mbetet e paqartë si duhet ta presim ne të ardhmen.

*autori është master i Politikës Ndërkombëtare dhe drejtor në Institutin për Studime Politike dhe Mediale

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …