OVL e UÇK-së

OVL e UÇK-së ka reaguar kundër një publikimi në Gazeta Metro, që ka botuar një shkrim tendencioz për veteranët

OVL e UÇK-së ka reaguar kundër një shkrimi në Gazeta Metro, e cila ka botuar një artikull tendencioz e përçmues  me titull: Shkatërrohet rrjeti kriminal i veteranëve të UÇK-së, dërgonin drogë e armë në Serbi. Edhe pse kaluan 18 vjet, prej përfundimit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, disa që veten e quajnë analistë si dhe disa portale e media, që ne i konsiderojmë të shitur dhe financuar nga Serbia, kanë për qëllim të diskreditojnë sa më shumë luftën e UÇK-së dhe luftëtarët e  saj, në prag të krijimit të gjykatës speciale. Ata merren me shpifje e akuza aq banale saqë  edhe reagimi ynë nuk do t’ia vlente të bëhej, por këtë po e bëjmë për shkak të mosfunksionimit të organeve të drejtësisë. Portali tendencioz, për ata persona shqiptarë e që janë zyrtarë të policisë,  me këtë logjikë që e kanë, do të mund t’ia vënin edhe titullin “shkatërrohet rrjeti kriminal i shqiptarëve ose “shkatërrohet rrjeti kriminal i policisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …