Aleksandar Vuciq

Shoqata “Shqiponja” me seli ne Siegen, Gjermani: Letër e hapur kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq

I nderuar kryetar i Serbisë!

Takimi i juaj i para disa ditëve me kryetarin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me shtyu t’u drejtohem me këtë letër miqësore nga ana e jone, per të shprehur pikëpamjet tona per problemin madhor te marrëdhënieve ndërmjet popullit shqiptar dhe atij serb, me qellim qe te arrihet me e mira e mundshme ne këto marrëdhënie te tronditura prej shekujsh, ndërmjet dy popujve qe historia u ka caktuar fatin te jene fqinje.

Kombi dhe populli shqiptar është me i vjetri ne Ballkan. Së paku për këto 150 vjetet e fundit ka qenë, jo për faj te tij, ne marrëdhënie armiqësie e lufte, here frontale e here politike me Serbinë e aleatet e saj. Ne baze te dëshmive historike kjo armiqësi e ka pasur zanafillën, qe ne kohën e dyndjeve sllave ne Ballkan, por sidomos mbas shpalljes se pavarësisë se Shqipërisë me 28 nëntor te vitit 1912, nga okupimi 500 vjeçar turk.

Ne themel te këtyre marrëdhënieve te tendosura e armiqësore kane qene vendimet e padrejta e antishqiptare te Konferences se Londres, Versajes e Parisit, sipas te cilave 3/4 e territoreve shqiptare iu “dhuruan” Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene e per rrjedhoje gjysma e popullit shqiptar mbeti perseri e roberuar e dhe si rrjedhoje krijoi rezistencen e kombit shqiptar per te qene i lire e sovran ne trojet e tija historike.

Rezistenca e armatosur nga vitet 1912-1927 e udhehequr nga Azem e Shote Galica ishte shprehje e vullnetit te popullit shqiptar per te mos jetuar nen roberine e huaj dhe se shqiptaret nuk e pranonin ne asnje menyre zgjedhen e re.

Ne kohen e Luftes se II- te Boterore populli shqiptar u rreshtua ne krahun e Aleances antifashiste ne luften e tij nacional-clirimtare,duke shprehur qarte aspiratat e tija historike,per te jetuar ne shtetin e tij te lire, aspirata qe u shprehen haptazi ne vendimet dhe rezolucionin e Konferences se Bujanit(31.12.1943-2.I,1944) per te zgjidhur problemin ne baze te parimit te se drejtes se vetvendosjes se popujve dmth qe shqiptaret te jetonin ne shtetin e tyre etnik,ne kufijte e njohur historik.

Per fat te keq, keto vendime u tradhëtuan ne mbledhjen e Prizerenit (8-10 korrik 1945) te drejtuar nga Fadil Hoxha,ku Kosova iu bashkangjit me dhune Serbise federale.

Kuislinget shqiptarë, te ndihmuar nga OZNA dhe cetniket serbe,e lane Kosoven me gjakun e bijve te saj me te mire qe ishin luftetare te brigadave te Shaban Polluzhes. Pretekst per kete masaker sherbeu refuzimi i Shaban Polluzhes per te shkuar e luftuar ne Srem qe tu lihet dore te lire cetnikeve e drazhisteve serbomalazez qe kishin vene ne balle nga nje yll partizan,per te vrare e masakruar gra e femije shqiptare ,sic ishte rasti me Brigaden e Bokes se Kotorrit, por kjo nuk u mjaftoi cetnikeve dhe ndihmesve te tyre te cilet mblodhen mbi 4000 shqiptare, te gjithe te paarmatosur, i çuan ne Tivar e i pushkatuan qe te gjithe,me ndonje perjashtim te rralle.

Ne trevat shqiptare u instalua pushteti ushtarak i cetnikeve qe udhehiqej nga OZNA dhe kushdo qe kundershtonte okupimin e trojeve shqiptare nga Jugosllavia e krajlit Tito ,vritej pa gjyq,ose gjykohej nga Gjykata Ushtarake denimi i se ciles ishte me vdekje ne litar,sic ndodhi me atdhetarin Gjon Serreqi. Gjate gjysmes se dyte te vitit 1944 dhe gjysmes se pare te vitit 1945 u vrane nga cetat cetnike e Ozna rreth 47.300 shqiptare .

Ne fund te vitit 1945, vetem ne Peje arriten 4600 koloniste serbe e malazeze ,ndersa ne fund te vitit 1945,ne Metohi,ishin vendosur 7000 familje kolonistesh .

Duke filluar nga viti 1949 e deri ne vitin 1957 me se 30.000 shqiptare u zhduken nga faqja e dheut.Ne kete shifer perfshihet edhe periudha e krimineleve Rankovic,Stefanovic dhe Milan Gjuric qe i kryen krimet e siperpermendura jo pa miratimin e Tito-Kardelit .

Ne periudhen 1954 -1960 u shperngulen nga Maqedonia per ne Turqi 15.000 familje shqiptare .

Sipas burimeve zyrtare te botuara ne gazeten kroate VUS shperngulja e shqiptareve per ne Turqi eshte bere si vijon:

– ne vitin 1953 u shperngulen 13.000 shqiptare;

– ne vitin 1954 7.000 shqiptare;

– ne vitin 1955, 10.000 shqiptare;

– ne vitin 1956, 54.000 shqiptare;

– ne vitin 1957, 57.000 shqiptare;

– ne vitin 1958, 51.000 shqiptare ;

– ne vitin 1959, 27.000 shqiptare dhe

– ne vitin 1960, 23.000 shqiptare.

Kjo masaker etnike u krye ne zbatim te ideve te shovenistit serb Dr.Vasa Cubrilovic,mbi bazen e te cilave qeveria e ish Jugosllavise me 28.02.1953 vuri ne jete Traktatin e vitit 1938 te nenshkruar ngaStojadinovic me Turqine. Keto krime, masakra, shperngulje masive qe perbejne krime kunder njerezimit bene qe populli yne i masakruar te ngrihej ne revolta ne vitin 1968 dhe 1981. Populli yne i urte por trim, fukara, por zemer celik, i okupuar por kurre i nenshtruar,vaditi me gjak rruget e Kosoves ne pranveren e vitit 1981,jo per te shkuar ne Beograd,Titograd apo Kragujevc per te kolonizuar popuj te tjere,apo per t’i shperngulur ata nga trojet e tyre,por per te drejten me elementare,krijimin e Republikes Shqiptare ne Jugosllavi .

Ato dite u vrane 53 bij shqiptaresh dhe u plagosen me shume se 700 vete. E gjithe ish Jugosllavia dhe kolona e saj e 5te u versul kunder nesh.  U torturuan dhe masakruan pleq,gra dhe femije.Neper dyerte e UDB-se kaluan 30.000 shqiptare nga te cilet 17.000 jane denuar me nga 5 deri ne 15 vjet burg.

Me 13 maj 1981 ushtria e policia sulmuan Prekazin per te vrare babe e bir: Tahir e Nebih Mehaj. Me 17 janar 1982 Sigurimi i Shtetit te ish Jugosllavise vrane, ne Gjermani, udheheqesit dhe organizatoret e perpjekjeve per clirimin e Atdheut Jusuf e Bardhosh Gervallen dhe Kadri Zeken. Me 11 janar te vitit 1984 u vrane ne mes te Prishtines dy udheheqesit kryesore per Republiken shqiptare ne Jugosllavi: Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Ne maj te vitit 1985 u vra duke u torturuar ne burgun e Beogradit CZ,ku vuante denimin prej 15 vjetesh, Mesuesi i Popullit Zija Shemsiu.Ne vitin 1986 u vrane ne zyrat e UDB-es Metush Krasniqi, Mal Morina e Xhemal Blakaj. Ne vitin 1988-89 ju vrate Bajram Bahtirin, Fahri Fazliun,e Afrim Zhitine. Sipas pohimit te Branko Mamullas,ne ushtrine jugosllave duke filluar nga viti 1981-87 jane burgosur 1435 shqiptare,disa prej te cileve edhe kane gjetur vdekjen.

Te gjitha keto vrasje,burgosje e tortura cnjerezore bene qe te rritej e forcohej ndergjegja e te gjithe shqiptareve per domosdoshmerine e organizimit dhe forcimit te levizjes per finalizimin e clirimit te Atdheut nga zgjedha serbe. Pas ardhjes ne krye te ish Jugosllavise bashkpuntorit tuaj, fashistit Sllobodan Milloshevic “vllazeria” pansllave filloi te lekundej deri sa u perca perfundimisht,bile me shpejt se e mendonim edhe ne.Sllobodan Milloshevici humbi besimin edhe te shoket e tij me te ngushte kolaboracioniste ,sic ishte Azem Vllasi dhe Partia Komuniste e Kosoves.

Pasi erdhi ne Gazimestan se bashku krah per krah me Azem Vllasi,megjithese i kishte sherbyer me besnikeri Milloshevicit ai arrestua.

Konfliktet ndermjet vllezerise sllave qe u ashpersuan deri ne konflikte ushtarake sic ishin lufta slloveno-serbe,kroato-serbe e muslimano serbe krijuan kushte te favorshme per levizjen clirimtare te shqiptareve,sepse ish aleatet per gati nje shekull qe ishin te gjithe kunder shqiptareve,po vriteshin me njeri-tjetrin.

Dukej qarte qe perpjekjet shekullore po finalizoheshin ne situaten e re te krijuar.Atdheu yne i shqipeve te alpeve tona kishte lindur e rritur trima e trimeresha qe kishin marre pergjegjesine per ti dale zot Atdheut.Kishte lindur ne Prekazin legjendar nipin e Azem Bejtes e te Ahmet Delise, Adem Jasharin qe se bashku me te atin, Shabanin dhe vellain ,Hamzain krijuan Ushtrine Clirimtare, i dolen zot Atdheut duke perzene nje here e pergjithmone bishat e egera te pertej Karpateve nga nje pjese e trojeve tona. Ushtaret e Ushtrise sone Clirimtare nuk ishin rritur e edukuar ne kazermat e ushtrise serbe, por ne vatrat shqiptare ,ku bashke me qumeshtin e nenes kishin marre edhe dashurine per Atdheun, trimerine dhe vendosmerine per te qene te lire nje here e pergjithmone.

Aktualisht raportet kane ndryshuar ne favor te se drejtes, te lirise dhe kunder roberise e tiranise, hegjemonise pansllaviste. Megjithese bashkesia serbo-kroato-sllovene aktualisht ka perenduar ,ajo mbart mbi vehte nje te kaluar teper kriminale kunder popullit shqiptar e cila duhet te gjykohet mbi bazen e kritereve te sotme te denimit te krimeve kunder njerezimit.Keto krime nuk parashkruhen e nuk amnistohen kurre.Kush ka kryer krime te tille nje dite do te perballet me drejtesine, kushdo qofte ai e sido qe ta kete emerin. Edhe kolaboracionistet ne sherbim te se keqes,si Azem Vllasi me shoke tani jan bere me shqiptar se shqiptaret dhe nuk i keni me ne sherbimin tuaj. Ne luften e fundit qe udhehoqet ju se bashku me Tadicin e Millosheviqin po i permendim 12.000 shqiptaret e vrare gjate luftes se fundit,10.000 vajza e gra te perdhunuara,mbi 1500 te zhdukur pa gjurme ndersa ka raste rrenqethese ku motrave tona shtatzena nga ushtaret tuaj ju eshte nxjerre me thike foshnja nga barku dhe ne vende te saje kan futur nje mace ne bark…,Kurre populli yne nuk do ti harroj brez pas brezi,dhe do ti gjykoj keto permasa te krimeve te kryer dhe pergjegjesine e madhe qe bartin autoret e kesaj menxyre pandemike.

Ne, shqiptaret nuk kemi frike nga lufta dhe nuk duam lufte nese ajo nuk na imponohet,por nuk heqim dore kurre nga kerkesa per te vene para pergjegjesise kriminelet serbë.

Eshte e vertete qe ndermjet vendeve tona ka shume probleme te kontestuara per te cilat nuk eshte kurre keq per te diskutuar e per t’u dhene rrugezgjidhje.

Aktualisht,ne Kosoven Lindore, Presheve, Medvegje e Bujanoc po perseritet e njejta situate, si dikur ne Kosoven Qendrore ne kohen e Milloshevicit,Vucicit e Tadicit. Vellezerit tane atje nuk kane as abetare per t’u mesuar femijeve te tyre gjuhen e memes. Si mund te justifikohet nje qendrim i tille ne nje kohe kur ne i trajtojme serbet e pakicat e tjera kombetare ne Kosove,ne menyren me njerezore te mundeshme,sipas te gjithe standarteve te pranuara nga e gjithe Bota e qyteteruar e demokratike?

Qe ne fillim te letrës une ju thashe se qellimi qe ju shkruaj kete leter eshte krejtesisht miqesor dhe perseri insistoj per kete pavaresisht pershkrimit te krimeve monstruoze te kryera nga shteti serb dhe ushtria e policia e tij kunder shqiptareve. Kete e bej qe t’u rifreskoj ato qe dine te gjithe shqiptaret dhe e gjithe bota perparimtare per krimet e kryera nga politika e verber shoveniste, fashiste e raciste e qeverive tuaja te mepareshme. E bej qe ju te dini kerkesat tona dhe rruget qe propozojme per te dale nga kjo krize e rende sa nuk eshte akoma vone. Per kete aresye,nese ia doni te miren Serbise dhe kombit serb, femijeve te Serbise, duhet te hiqni dore nga rruga pa krye e nacionalizmit. Mos e ushqeni popullin serb me ndjenja cnjerezore. Per kete qellim eshte e nevojshme te ndermerrni reforma te rendesishme dhe sidomos ne fushen e edukimit. Duhet t’i thoni njehere e pergjithmone stop urrejtjes ndaj shqiptareve qe predikohet ne te gjitha menyrat. Per te miren e femijeve tuaj e tane kerkojme qe:

  1. Shqiptaret e Kosovës Lindore, per momentin aktual,te kenë statusin e Republikes shqiptare, ne kuadrin e Serbise;

2.Te njihet autonomia territoriale e kulturore e boshnjakeve te Sanxhakut;

3.Te njihet nga ju sa me pare shteti i Kosoves;

4.Te nderpritet presioni ndaj shqiptareve te Preshevës, Bujanocit e Medvegjes dhe t’u

garantohen te gjitha te drejtat e parashikuara ne marreveshjete nderkombetare;

5.Te shpallet nje moratorium per bisedimet shqiptaro-serbe te filluara ne Bruksel sepse duken sikur te ishin bisedime te kerkuara nga Hitleri me izraelitet. Ato nuk jane te sinqerta dhe nuk mund te sjellin asnje rezultat pozitiv, deri sa edhe kocka e Ukshin Hotit dhe ajo e fundit e te zhdukurve neper varrezat masive ne Serbi te kthehet ne Atdheun tone si dhe te nxirren para gjyqit kriminelet qe kryen krime kunder njerezimit, ne Kosove.

Mendoj se pa përmbushjen e këtyre kushteve dhe kërkesave krejt te ligjeshme e te natyrshme nuk mund te kete qetesi ne Serbi , rajon e me gjere.

 

Miqesia ndermjet shqiptarëve e serbëve është kusht i padiskutueshem per dy shtete kufitare qe duan te jetojnë ne paqe e miqesi.

Rroftë Republika Shqiptare e Lugines se Presheves

Për shoqatën Shqiponja me seli ne Siegen, Gjermani

Mehmet Musa, i lindur ne Isniq të Deçanit.

P.S.

Me kete leter te hapur bashkangjes edhe letrën dërguar:

Sinan Hasanit Presednik predsednishtvo Jugosllavije me:27.02.1987

Traktin e leshuar ne gjuhen serbokroate Svim narodima Jugosllavie ne vitin 1986

Petecion derguar;Kuvendit federativ te RSFJ,Komitetit qendror te LKJ,kryesise se RSFJ si dhe 6 Republikave e dy Krahinave te Jugosllavise derguar nga aktivistet e OSLLOS Norvegji me 19.09.1988

Petecion derguar kryetarit te Maqedonise, Kiro Gligorovit me 10.10.1994, ne menyre qe te beni krahasime dje dhe sot dhe te konstatoni se letrat e mija nuk janë burim i ndonjë euforie nacionaliste por gjykime reale e shkencore!

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …