Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj: PDK-ja e ka kuptuar se do të mbetet në opozitë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj: PDK-ja e ka kuptuar se do të mbetet në opozitë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, i është kundërpërgjigjur akuzave të sekretarit të degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakollit, i cili e ka quajtur Molliqajn kryebandit të Vetëvendosje!-s. Ai në llogarinë e vet në rrjetin social ka shkruar se PDK-në e ka kapur panikun. “PDK-ja e ka kuptuar tashmë që do të mbetet në opozitë, prandaj kanë filluar të sillen si të tillë. Por, ata duhet ta kuptojnë që opozita nuk bëhet me shpifje. Ata duhet ta kuptojnë që kriminelët e tyre nuk do të mund t’i ikin drejtësisë nën qeverisjen e Vetëvendosjes. Me shpifje ata po e shfaqin panikun e tyre. Ndërsa neve po na e forcojnë bindjen që jemi në rrugë të drejtë”, ka shkuar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me inflacion të lartë, më i madh se mesatarja e BE-së

Ndërsa futemi në gjysmën e dytë të vitit 2025, Kosova po përjeton një rritje të …