Dragan Bursaç

Dragan Bursaç: Tregtarët me eshtrat e fëmijëve prej Prijedorit deri në Srebrenicë

Dikush t’ i vret të  gjithë anëtarët e familjes, dhe shumica nuk  përgjigjet për krimet. Ata jetojnë afër jush dhe ju ndjeheni të frikësuar sepse u shtinë tmerrin kur i shihni. Po kjo nuk është e tëra. Ju dëshironi t’ i gjeni eshtrat e më të dashurve tuaj, të zhvarrosni dhe t i varrosni ashtu si i ka hije njeriut dhe si thotë Zoti.  Por jo?  Në lojën morbide dhe perverse  të “fshehjes së kufomave”, vrastarët, pjesëmarrësit dhe dëshmitarët kërkojnë nga  ju t’ iu mbushni llogaritë e telefonave në mënyrë që ju të merrni ndonjë informatë për të vdekurit tuaj.

Ua mbushni llogarinë, çfarë të bëni tjetër? Prapë ju mashtrojnë. Pastaj kërkojnë nga ju 500 marka për një informatë lidhur me të zhdukurit. Prapë ju mashtrojnë. Ata sërish bëjnë biznes me këtë lojë të fshehjes së kufomave dhe ju bëjnë pjesë të lojës. Sepse ju nuk doni asgjë më shumë vetëm t’i gjeni eshtrat e të  vdekurve  dhe t’ i varrosni.

Në vitin 1992  u kërkonin 500 marka për të mos iu vrarë të afërmin. Ju kanë gënjyer, pasi u kanë marrë paratë prapë i  kanë vrarë. Ju kërkojnë tani 500 marka për t’ iu ku janë eshtrat. Dhe prapë po iu gënjejnë.

Ja si jetojnë boshnjakët sot në Prijedor, derisa fqinjët e tyre, për të dytën herë në heshtje dhe me mashtrime ju vrasin familjen e vrarë?

I çuditshëm është qyteti i Prijedorit

Prijedori është prolegomena e të keqes.

Shikoni dikush do të iu thotë se krejt kjo është e keqe, sepse secili krim është i njëjtë, sepse vrasja e një njeriu të vetëm është sikur të kesh vrarë njerëzimi,. Dikush do t’iu thotë se heshtja është një rregull morbid, e tillë sikur paskësh qenë në tërë  ish- Jugosllavinë, një “hartë e eshtrave”, si në filmin e Breshanit..

Por nuk është krejt ashtu. Qyteti i Prijedorit i ka varrosur 2.325 kufoma. Prijedori i kërkon edhe 777 kufoma të tjera. Prijedori është arena kolosale e së keqes dhe heshtja mashtruese vazhdon me vrasjen e të vrarëve. Ta themi të vërtetën Prijedori nuk i kërkon më kufomat e qytetarëve të vet. Jo. Këtë e bëjnë familjet e tyre, të cilët edhe për një çerek shekulli nuk prajnë të falen para vrasësve të fëmijëve të tyre, të vëllezërve, motrave, bashkëshorteve , nënave e baballarëve. Dhe do të jepnin ata jo 500 po 500.000 marka po t i kishin, që të merrnin një informatë se ku ndodhen eshtrat e më të dashurve të tyre, me qëllim që t i identifikojnë dhe t i varrosin si ka hije. Dhe ka aq shumë eshtra, aq sa edhe për të pestën herë po  varrosen fragmentet e mbetjet  e tyre. Eshtra ka gjithandej, por nuk gjendet as edhe një nga eshtrat e atyre 777-ve.  Një tmerr i pa fund.

Dikush do të thotë: Mjaftë më. Le të heqin dorë nga puna e kotë, e verbër,  le të ndërpresin lojën e gjoja vrasjes së fëmijëve. Por këtë e thonë ata të cilët nuk e kanë humbur as kë nga familjet e tyre dhe i japin vetes të drejtë të gjykojnë për fatin dhe emocionet e të tjerëve, emocionet e motrës në fragmente eshtrash, e cila për të pestën herë varros eshtrat e vëllait.

Vrasësit e fëmijëve të cilët nuk pendohen kurrë

Prijedorin ishte vetëm përgatitja, vetëm tri vjet gjenocid, më i vjetër se ai, vendimtari, gjenocidi, në Srebrenicë.  Dhe, asgjë, asgjë nuk ka ndryshuar. Agresori dhe mujshari edhe më tutje e kthejnë në para atë gjenocid. Fatura është e njëjta.

A e dini ju kush është Sllobodan Mediqi?

Ky është ai “heroi: i njësisë serbe “Shkorpioni” i cili ka komanduar likuidimin e gjashtë srebrenicasve. Ky është ai heroi, i cili para se ta pushkatonte Azmir Alispahiqin 17-vjeçar e kishte pyetur, se a ka pasur ndonjëherë ndonjë femër. Ai kishte mohuar dhe ky ia kishte kthyer. “Nuk do të kesh më”. Ishin këto fjalët e fundit të përgjakshme, para se t’ ia merrte jetën, të drejtën për të jetuar për të krijuar familje, për të lënë trashëgimtarë. Ky është ai krimi ultimativ, i cili të keqen e ka bërë më ultimative, Ky është personazhi i xhiruar i cili është parë kudo në botë, Këtë e keni parë të gjithë.

Po është ajo tjetra, më e rëndësishmja. Në gjykimin e Mediçit, ajo kafshë e egër, jo vetëm që nuk ka treguar asnjë pikë pendimi para nënës së Azmirit as para familjarëve të tjerë. Nuk ka treguar asnjë pikë turpi, dhe pendese.. Jo.

E keqja zhvillohet në operativitet, në veprime, me vetëdije të plotë. Mediqi nuk ka qenë në gjendje afekti a mospërgjegjësie kur ka vrarë fëmijë dhe as e ka bërë këtë për hakmarrje. Ajo kafshë është plotësisht e vetëdijshme për  aktet e kryerjes së gjenocidit. Këtë nuk e ka mohuar as para gjyqit, vetëm se ka treguar egërsi kundër atyre që e kanë incizuar.

“Konkretisht ta kisha ditur, ta kisha ditur se po më incizonte, do ta kisha vrarë si lepurin, këtë e them me përgjegjësi para jush”, ka thënë Mediqi gjatë gjykimit.

 Dhe kjo është paralelja me Prijedorin. Nuk ka asnjë thermi pendimi. E nderuar dhe e respektuar qoftë pakica e cila është përballur me krimet  dhe e cila për çdo ditë ballafaqohet me lojën morbide të “fshehjes së eshtrave” dhe këtë e përjeton si një lojë. Të mbetesh anonim dhe të pretendosh të përfitosh në fatkeqësinë e tjetrit, kjo është tërë e vërteta e cila lëshon ulërimën  në Potkozarje.

Djerrina e 125,000 eurove, në të cilën ndalohet  fjala gjenocid

Të ktheheni sërish në Srebrenicë te krimet që kanë kryer “Shkorpionët”. Vrasja ka ndodhur në vendin e quajtur “Godinska Bara”. Familjet  e të vrarëve  krejt çka duan është të ngrehin një përmendore. Le të dihet për vrasjen e Safet Fejziqit, 17 vjeçar të Azmir Alispahiqit 17 vjeç, të Sadik Salkiqit, 36 vjeç, Smail Ibrahimoviqit 35 vjeç, Dino Salihoviqit 18 vjeç, jusuf Deliqit 25 vjet. Aty le të shënohet një përmendore në vendin ku i kanë ekzekutuar. Dhe të vdekurit të kenë një shenj, por jo?

Pronari i sotëm i atij vendi, një djerrinë e humbur, e cila nuk i duhet askujt përveç familjarëve të të ekzekutuarve, ka paraqitur disa kushte. Përmendorja mund të  zë  një hapësirë, vetëm një metër katrorë. Ai thotë çfarë përmendore me vetëm një metër katrorë. Nëse duan familjarët e të vrarëve,  le ta blejnë krejt vendin me një çmim  të lirë, por hiç më pak se  125.000 euro, një djerrinë që nuk i hyn në punë askujt. Kjo është tregtia që bëhet me eshtrat që mbesin në kujtesë të atyre që kanë pësuar aq shumë.

Por edhe po të duan ta blejnë vendin familjarët e atyre, që më të dashurit ua kanë vrarë Mediqi dhe shkorpionët, ata nuk kanë të holla. Po edhe po të kenë, vështirë se do të iu lejohet të ngrehin një përmendore, ku do të ishte shkruar fjala “gjenocid”, fjalë e cila nuk guxon të shqiptohet as të shkruhet nga Prijedor  deri në Srebrenicë. Fjalë e ndaluar në entitetin e Republikës Serbe të Bosnjes.

Sa herë deri tani e kanë vrarë, Azmir Alispahiqin?

Dikush thotë se pronari i tokës qenka boshnjak… Dikush thotë se tregtarët me pronat dhe eshtrat janë serbë. Sido qoftë, fjala është për mbetjet e gjalla njerëzore, profiterët.

Si të ballafaqohemi të gjithë duke u shikuar në pasqyrë, përderisa nuk jemi në gjendje ta pranojmë të vërtetën. Si të ballafaqohemi me të vërtetën, kur në Prijedor nuk ka përmendore për 102 fëmijë të vrarë, të cilët nuk e kanë bërë faj askujt, përveç se kanë pasur emra të tjerë.

Azmiri i mbytur nuk është vrarë vetëm njëherë dhe Sllobodan Mediqi nuk është i vetmi vrasës i tij. Çdo herë kur godet vdekja cilindo, sidomos kur godet fëmijë edhe qielli qan. Azmiri është vrarë në vitin 1995. Ai është vrarë në çdo sekondë të ditës së tij, deri në vitin 2003, kur eshtrat e tij janë gjetur në varrezën masive, në Potoçarje, Është vrarë edhe pasi është varrosur krejt deri në ditë tona, përderisa emri i tij nuk mund të shënohet, në vendin ku është vrarë mizorisht. Kjo vlen edhe për të gjithë “insanët” në Bosnje e Hercegovinë. (AL-Xhazira, përktheu A.Q.)

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …