Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë s’ kanë qenë kurrë më të acaruara prej përfundimit të Luftës së Ftohtë

Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë nuk kanë qenë kurrë kaq të vështira që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, deklaroi dje Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, gjatë një interviste për kanalin amerikan CNN. “Ne duhet të angazhojmë një dialog politik me Rusinë, për t’u përpjekur të evitojmë një rritje të re të tensioneve dhe një Luftë të Ftohtë të re”, theksoi ai. Disa orë më parë presidenti amerikan, Donald Trump kishte shkruar në profilin e tij “Twitter” se “marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë në nivelin më të ulët historik dhe shumë të rrezikshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …