Hoti: Pas ratifikimit të Demarkacionit, LDK kërkon shkarkimin e Qeverisë

Hoti: Koalicioni LAA nuk e pranon kërkesën e Kadri Veselit

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se koalicioni LAA nuk e pranon kërkesën e Kadri Veselit , që me tërheqjen e tij nga kandidatura për kryetar të kuvendit të bëhet me kushtin që po atë ditë të votohet i nominuari për kryeministër Ramush Hardinaj. Sipas Avdullah Hotit, kërkesa e koalicionit PAN që është bërë publike që në të njëjtën seancë të votohet edhe kryetari i kuvendit bashkë Qeverinë nuk ka asnjë logjikë politike dhe nuk është në përputhje me norma demokratike. Ai ka shtuar më tutje se tani presin që kryesuesi do të shfrytëzoj të drejtën e tij kushtetuese për të thirr seancën në momentin kura ai e sheh të arsyeshëm pasi i ka dëgjuar të gjitha partitë politike që kanë marrë pjesë në këtë takim konsultativ.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …