Serbia ka intensifikuar aktivitetet për ta pamundësuar anëtarësimin e Kosovën në INTERPOL

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Behar Selimi: Kosova pret që në shtator të bëhet pjesë e Interpolit

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës presin që gjatë muajit shtator vendi ynë të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, Interpolit. Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse ta bëjnë të veten, në mënyrë që në shtator të këtij viti të përfundohet me rezultat pozitiv ky anëtarësim. Kurse zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se pritjet e Kosovës që në muajin shtator të bëhet pjesë e kësaj organizate janë reale. “Informacionet e fundit që vijnë nga takimet e ministrit Hyseni me drejtues të kësaj organizate na japin të drejtë të shpresojmë. Për më tepër, njoftimet e ministrit Hoxhaj për angazhimin tonë diplomatik dhe disponimin individual të shteteve anëtare, na bëjnë të besojmë se këtë herë pritjet janë reale”, është shprehur ai, duke shtuar se pengesat që është duke i paraqitur Serbia vazhdimisht në këtë proces, këtë herë nuk do të jenë të suksesshme.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …