Vuk Drashkoviq

Drashkoviq: Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën ekziston vetëm në preambulën e kushtetutës së saj

Kryetari  i Lëvizjes për Rimëkëmbjen Serbe, Vuk Drashkoviq konsideron se Serbia duhet të pranojë dhe ta njohë  realitetin e Kosovës. Ai bëri thirrje gjithashtu për pranimin e planit të Ahtisaarit të vitit 2007, si një bazë për vazhdimin e dialogut të Brukselit. Sipas tij, realiteti është se pavarësia e Kosovës njihet nga “shumica dërrmuese e shteteve anëtare të OKB-së dhe BE-ja”, dhe Gjykata  Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur as Karta e OKB-së, e drejta ndërkombëtare, as Rezoluta 1244, rreth 90 për qind të popullsisë është shqiptare, por më pak se gjashtë për qind serbë. Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën ekziston vetëm në preambulën e kushtetutës së saj, duke qenë skllevër të këtij realiteti jashtë standardeve,  vendi vuan një humbje të madhe në sferën politike, të zhvillimit si dhe në aspektin demokratik dhe atë demografik”, ka thënë Drashkoviq për mediet në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …