Nënkryetari Fadil Nura ka nderuar veprimtarin Sabit Veseli

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare Sabit Veseli në Broboniq të Mitrovicës.

Sabit Veseli si veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare ka dhënë kontribut shumë të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovë. Ishte shumë aktiv gjatë demonstratave të vitit 1981, për ç’gjë ishte i dënuar politik. Ai, kontribut të rëndësishëm dha edhe në përgatitjet për luftë dhe gjatë zhvillimit të luftës së UÇK-së.

Sabit Veseli ka humbur jetën tragjikisht në vitin 2010.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …