leoni

VMRO-DPMNE e bllokon foltoren e Kuvendit të Maqedonisë

VMRO-DPMNE e bllokon foltoren e Kuvendit të Maqedonisë

Përdersi në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon debati për shkarkimin e e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, deputetët e VMRO-DPMNE-së pak më parë knë bllokuar foltorën e Kuvendit. Pa të drejtë fjale në foltore fjalën e ka marrë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, për këtë arsye  kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka kërkuar që sigurimi të intervenojë. “E ftoj sigurimin ta vendos rendin. Antonio Milloshovski lëshojeni foltoren”, tha Xhaferi. Pasi që Milloshoski ka refuzuar që të kthehet në vendin e tij, rreth tij kanë ardhur bashkëpartiakët e tij, për shkak së cilës Xhaferi dha 10 minuta pauzë dhe i ftoi deputetët ta lëshojnë sallën

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …