Prodhuesit e vezëve nga Belgjika e Holanda, vende të BE-së, eksportojnë vezë me insekticidin fipronil
Egg

Prodhuesit e vezëve nga Belgjika e Holanda, vende të BE-së, eksportojnë vezë me insekticidin fipronil

Ministri belg i Bujqësisë, Denis Dukarm ka thënë se autoritetet holandeze qysh nga nëntori i vitit të kaluar ishin në dijeni se vezët në Holandë janë të infektuara me insekticid, por nuk kishin informuar partnerët e tyre evropianë, transmeton agjencia e Lajmeve Asoshieted Press. Dhjetëra prodhues të vezëve në Belgjikë dhe Holandë janë nën hetime pasi që në prodhimet e tyre për eksport  është gjetur prania e insekticidit fipronil, i cili është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve. Këto dy shtete me ndikim të Bashkimin Evropian shesin artikuj ushqimorë në vendet e rajonit dhe të botës edhe pse e dinë se artikujt me sasi të insekticideve  lënë pasoja shëndetësore te përdoruesit e vendeve që i blejnë ato.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …