Ahmeti:

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti: QUINT-i porositi PAN-in që të marrin pjesë në seancë, e mos të bllokojnë më!

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka interpretuar porosinë e vendeve të QUNIT-it të cilat gjatë ditës kanë shprehur brengosjen për bllokimin inisitucional. Sipas Ahmetit QUINT-i i ka bërë thirrje koalicionit PAN që të marrin pjesë në seancën e nesërme Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka porositur kundërshtarët e tij politik, me theks të veçantë ata të PDK-së të cilët e akuzojnë qeverisjen e tij komunale për shumë parregullësi, që të ndalin siç thotë ai shpifjet. “Quinti i bën thirrje PANit me shku në seancë nesër. Mos e zhagitni më. Numrat nuk janë, vazhdojmë me opcione tjera, mos e bllokoni Kosovën. Leni edhe shpifjet ndaj komunës së Prishtinës se nuk ju ndihmojnë. Nuk ka kohë Kosova me prit!”, ka shkruar Ahmeti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

James Pettifer: “Juristët do të kishin bërë karrierë të shkëlqyer në Jugosllavinë e Rankoviqit”

Akademiku britanik dhe profesori i Universitetit të Oxfordit, James Pettifer, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës …